Fundamenti

Çitaku: LVV ka opsione tjera për presidentin, jo vetëm PDK-në

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, duke komentuar çështjen e zgjedhjes së presidentit dhe Projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit, Çitaku theksoi se përgjegjësia kryesore bie mbi shumicën parlamentare, duke shtuar se ajo ka alternativa dhe nuk është e detyruar të negociojë vetëm me PDK-në.

“Parlamenti i Kosovës i ka 120 deputetë, PDK i ka vetëm 22 deputetë. Shumica parlamentare, nëse është e interesuar për ta zgjedhur presidentin, nuk e ka opsion të vetëm bisedimin dhe dakordimin me PDK, ka edhe opsione tjera”, tha Çitaku.

Ajo e cilësoi zgjedhjen e presidentit si një moment të rëndësishëm për demokracinë parlamentare, duke kërkuar qasje më serioze nga Qeveria.

“Zgjedhja e presidentit është moment i rëndësishëm për një demokraci parlamentare dhe kjo duhet të trajtohet me seriozitetin që i takon”, u shpreh ajo.

Çitaku bëri të ditur se PDK ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të formalizojë kërkesat ndaj këtij subjekti politik.

“Kemi kërkuar nga z. Kurti që ta formalizojë kërkesën e tij karshi PDK me një letër të shkruar. Deri në këtë moment, një letër e tillë nuk ka ardhur në adresë të PDK-së”, tha Çitaku.

ARKATANA

Sa i përket Projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, Çitaku tha se PDK mbështet sundimin e ligjit, por kundërshton sipas saj politizimin e çështjeve të rëndësishme.

“PDK është parti shtetformuese dhe shtetndërtuese dhe do të angazhohet për fuqizim të rendit dhe ligjit në vend. Ne do të japim kontributin tonë”, tha ajo.

E pyetur nëse PDK do ta votoj këtë Projektligj, Çitaku shtoi se qëndrimi i partisë do të bëhet i ditur pas diskutimeve të brendshme

“Nesër do të kemi mbledhjen e grupit parlamentar, qëndrimin tonë do ta bëjmë në seancë. Askush nuk po kërkon t’i mbrojë ata që janë pasuruar jashtëligjshëm”, theksoi Çitaku.

Megjithatë, ajo kritikoi mënyrën se si po trajtohet projektligji.

“Ne jemi kundër që me ligje të tilla, që janë të rëndësishme, të bëhen lojëra të ulëta politike”, u shpreh ajo. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.