ARKATANA

Çitaku kritikon Kurtin: Ti ke hedhur gurë mbi policinë, ne kërkojmë hetim profesional

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i është drejtuar kryeministrit në detyrë Albin Kurtit me një postim në Facebook, duke i thënë se janë duke kërkuar hetim profesional ndaj pesë zyrtarëve policorë që dyshohen për vrasjen e Agon Zejnullahut.

Çitaku ka theksuar se PDK-ja kur ishte në qeveri e kishte respektuar Policinë e Kosovës.

Mobi Casa

“Jo Albin, për dallim prej teje, ne e kemi respektuar Policinë e Kosovës gjithmonë, si në qeveri ashtu edhe në opozitë. Ne i respektojmë institucionet pa kushte dhe pa kalkulime politike. Ti je ai që dikur ke hedhur gurë e mllef mbi policinë. Sot, ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë përveç hetim profesional për rastin dhe përgjegjësisë politike”.

“Sa për respektin ndaj policisë, sikur ta kishe me të vërtetë, nuk do t’i lije pa këpucë e pa uniforma. Do t’ua kishe rritur pagat. Dhe mbi të gjitha, nuk do t’ua kishe shkurtuar trajnimet në vetëm tre muaj”, u shpreh Çitaku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.