ARKATANA

Çitaku: Kosova është më e madhe se egoja e Albin Kurtit dhe ambiciet e Albulena Haxhiut

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, për gati një muaj prej përpjekjes së parë të 15 prillit, e ka krijuar një precedent të paparë më herët në vend.

Si zgjidhje për të dalur nga situata e krijuar sipas Sekretares së Përgjithshme të PDK-së Vlora Çitaku, është tejkalimi i vetvetes nga politikanët bllokues të këtij procesi, për hirë të të mirës së përgjithshme.

Sipas saj, shteti është më i madh sesa egoja e Albin Kurtit e Albulena Haxhiut.Përtej mospajtimeve politike se ato janë normale, nuk don ta votosh [propozimin për kryeparlamentare] nuk e voton se ti aty e përfaqëson vullnetin e qytetarëve që të kanë zgjedhë, po klima, atmosfera, talljet, përqeshjet, situatat që ndoshta nuk i zënë kamera janë vërtetë për keqardhje. Ne duhet për hir të së mirës së përgjithshme duhet ta tejkalojmë vetveten. Kosova është më e madhe sesa egoja e Albin Kurtit dhe ambiciet e Albulena Haxhiut. Unë po të isha në vendin e zonjës Haxhiu, me këmbëngulësi do të largohesha nga aty”, tha Çitaku në Rubikon të Klan Kosovës.

Uji Dea

Çitaku ka deklaruar se ndjenë keqardhje për Albulena Haxhiun, emri i së cilës sipas saj po shpërdorohet nga partia së cilës i takon.

Për më tepër Çitaku thotë se Haxhiu do të duhej të tërhiqej nga përpjekja e më tejme për tu bërë kryeparlamentare, meqë në të gjitha përpjekjet deri tash ka dështuar të marrë votat e nevojshme.

“Personalisht unë e kam pasur një rast të ngjashëm. Pasi ishte formuar qeveria Kurti I, unë përmes Facebook isha njoftuar se Ministri i Punëve të Jashtme në atë kohë Glauk Konjufca i kishte dërguar letër Presidentit Hashim Thaçi që të më shkarkoj, e të nënshkruaj dekretin e kthimit tim nga Amerika. Ndonëse Thaçi kishtekërkuar nga unë që të vazhdoj të ri në pozitën e ambasadores unë kam refuzuar, kam thënë po kthehem. Edhe zonja Haxhiu duhet të veproj njësoj, ne duhet të kemi integritet e dinjitet se nuk kemi me qenë në politikë gjithë jetën. Unë ndjejë keqardhje për Haxhiun. Të lejosh të shpërdorohet emri dhe integritet personal deri në këtë pikë është sinqerisht e dhimbshme. Unë për vete nuk do ta lejoja për asnjë çmim”, tha ajo. /Klankosova.tv

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.