Fundamenti

Çitaku këshillon Kurtin para takimit në Bruksel: Të sillet përgjegjshëm, Kosova është më e rëndësishme se egoja e tij

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka dhënë disa këshilla për kryeministrin e vendit, Albin Kurti, para se i njëjti të takohet me palën serbe në Bruksel.

Çitaku ka kërkuar nga kreu i ekzekutivit që të sillet përgjegjshëm, ndërsa ka thënë se Kosova është më e rëndësishme se egoja e tij.

“Sot kryeministri duhet të sillet përgjegjshëm. Kosova është më e rëndësishme se egoja e tij”, ka shkruar ajo në Facebook.

Tutje, nënkryetarja e PDK-së është shprehur se “sot në Bruksel, Kosova ecë në një teren krejtësisht të panjohur”.

“Si rezultat i qasjes së papërgjegjshme dhe aventureske të Albin Kurtit, për herë të parë në historinë tonë të re, që nga Rambuje e tutje, në përballje me Serbinë, Kosova është pala e sanksionuar nga aleatët tanë”, ka përfunduar Çitaku.

FITORJA

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq takohen sot në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Ditë më parë Bashkimi Evropian ka publikuar agjendën e takimeve.

BE ka njoftuar se Përfaqësuesi për Politikë të Jashtme, Josep Borrell do t’i nisë takimet me liderët në ora 09:00, ndërkaq do të pasojë një takim i përbashkët trepalësh.

Siç është bërë e ditur, takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale, gjersa pas përfundimit të takimeve do të ketë një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.