FIDANISHTJA

Çitaku: E ardhmja e Kosovës nuk guxon të rrezikohet për një grusht vota

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar të mërkurën se e ardhmja e vendit nuk guxon të rrezikohet “për një grusht vota”.

Kjo pasi siç ka thënë ajo, Kosova nuk i takon një njeriu.

E këto deklarata Çitaku i ka bërë në llogarinë e saj në Facebook, referuar zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës si dhe insistimin e kryeministrit Albin Kurti që forcat policore atje të mos largohen pa u larguar fillimisht grupet kriminale.

FIDANISHTJA

“E ardhmja e Kosovës nuk guxon të rrezikohet për një grusht vota. Kosova nuk i takon një njeriu. Kosova është shtet. I pavarur dhe sovran. Kjo e vërtetë e farkëtuar dhe e pakthyeshme nuk po kontestohet nga aleatët tanë. Kuptojeni”, ka shkruar nënkryetarja e PDK-së.

Ajo tutje ka thënë se ajo që është vënë në pikëpyetje është e ardhmja euroatlantike e Kosovës.

“Çfarë Kosove duam ne për fëmijët tanë? Të izoluar apo të integruar në BE dhe NATO? Kualiteti i aleancave dhe mirëmbajtja e tyre është po aq e rëndësishme sa edhe sovraniteti”, ka shkruar Çitaku. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.