ARKATANA

Cirku në Kuvend, cirk rreth tij

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Prishtinë – Kuvendi i Kosovës sot i ngjau më shumë një cirku, se vendit ku vendoset për çështje me interes për votuesit dhe të tjerët, që duke mos votuar kanë dëshmuar largpamësinë.

Mbledhja e sotshme duhej të ishte vazhdim i asaj të djeshme, të ndërprerë për shkak të mungesës së deputetëve, siç u tha – të pozitës, kur duhej të vazhdonte xhiroja tjetër e votimit për anëtarë të dy bordeve – për Këshillin e Pavarur të Medieve (bëhet fjalë për mediet elektronike), dhe atë të mediumit publik të radiotelevizionit – RTK-në.

Mirëpo, drejtuesi i mbledhjes së sotshme, Xhavit Haliti, që në fillim shfaqi dilemat e paqarta nëse duhej të vazhdonte procedimin e çështjes së shtyrë nga mbledhja e djeshme e ndërprerë, nëse dje kishte pasur shkelje të Rregullores së punës së Kuvendit, nëse duhej të pranohej rezultati i votimit të xhiros së parë për anëtarë të dy bordeve, apo të shtyhej edhe kjo mbledhje dhe të pritej interpretimi juridik i shkeljeve. Atëherë u shfaq kryesuesi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i cili kërkoi jo vetëm shtyrjen e kësaj mbledhjeje, por edhe të anulohej rezultati i votimit të djeshëm, kur ishin zgjedhur dy anëtarë të Bordit të RTK-së. Por, përfaqësuesit e grupeve parlamentare në opozitë: Sabri Hamiti (LDK) dhe Visar Ymeri (VV) kërkuan që në përputhje me Rregullore, mbledhja të vazhdonte dhe rezultati të njihej.

Uji Dea

Ky i dyti shpërfaqi një shkelje tjetër që kishte ndodhur mbrëmë, kur Bordi i pakonsoliduar i RTK-së kishte zgjedhur Mentor Shalën drejtor të përgjithshëm të këtij mediumi, duke e quajtur si zgjidhje të kundërligjshme.

Ndërkohë u votua për një propozim të djeshëm të deputetit të PDK-së, Arsim Bajramit, i cili e kishte konsideruar të paligjshëm votimin për dy borde njëherësh. Kur deputetët u deklaruan kundër këtij propozimi, që paralajmëronte edhe kundërshtimin për shtyrjen e votimit për anëtarët e tjerë të bordeve për një mbledhje tjetër, atëherë sërish doli në skenë kryetari i Grupit Parlamentare PDK-së, Adem Grabovci, i cili si në disa raste të njohura më parë të manipulimit të punës së Kuvendit, propozoi një orë pauzë. Dhe pa e marrë as miratimin e kryesuesit të mbledhjes e as të deputetëve të tjerë braktisi sallën e Kuvendit bashkë me kolegët e vet bashkëpartiakë, kurse Xhavit Haliti e miratoi ndërkohë, si një akt të kryer.

Nëse ndodh si herët e tjera, mbledhja s’do të vazhdojë, meqë deputetët e PDK-së s’do të kthehen në sallë dhe do të mungojë përbërja që mund të marrë vendime të ligjshme, dhe kështu gjithsesi të shkojë në vend ajo që kërkon partia që ka pushtetin.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.