UBT

Çiljeta tregon lajmin e papritur: 2024 ka nisur frytshëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këngëtarja, Çiljeta Xhilaga, ka kohë që është shkëputur prej kohësh nga muzika, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këngëtarja ka treguar se ka kryer Masterin për “Kriminologji” në Universiten e Drejtësisë, ku dhe është diplomuar së fundmi.

Çiljeta ka shkruar se ky vit ka filluar mbarë dhe është e bindur se do të përfundoj po ashtu bukur.

Uji Dea

Ajo ka ndarë ndjekësit e saj lajmin se tashmë është e angazhuar pranë Klinikave të Ligjit.

“Arti dhe Dija kanë ecur paralelisht në jetën time. Edhe pse fakultetin e kam kryer shume vite me parë për shkenca politike,kete vite sapo mbylla nje master ne Kriminologji sociale, një dege që më ka terhequr gjithmone. Nga sot, e certifikuar dhe e angazhuar pranë Klinikave të Ligjit, pas përfundimit të praktikës 2-mujore të zhvilluar pranë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore. Zgjedhja për të dhënë kontributin tim në ofrimin e shërbimit të Ndihmës Ligjore Falas, nuk është vetëm një detyrë qytetare, por dhe një detyrim moral, për të ofruar më të mirën atyre që s’kanë mundësi! 2024 ka nisur frytshëm dhe jam e bindur që do të përfundojë bukur, (madje dhe me art) ashtu siç jeni mësuar të më shihni e kërkoni! Ju dua Çili”, ka shkruar Çiljeta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.