RCCOLA

Cili është dallimi mes propozimit të Kurtit dhe Borrellit?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Dallime në renditje e në prioritete po del të kenë pasur dy propozimet që u paraqitën në takimin e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, As ai i Kurtit e as ai i BE-së nuk arriti ta sjellë dakordimin mes palëve. Në Kosovë vlerësohet se duhet të ndiqet propozimi i BE-së, nëse duam marrëveshje të shpejt.

E enjtja e 14 shtatori ishte e shumë pritur. Kjo për faktin që liderët e Kosovës dhe Serbisë ishin takuar pas shumë kohësh e që pritej që të dilnin nga zyra e Josep Borell me një marrëveshje në duar.

Por si rëndom palët refuzuan të merreshin vesh.

Më saktë Josep Borell që udhëheq më politikën e jashtme fajësoi palën kosovarë për mos pranim të propozimit të BE-së për zbatim të marrëveshjes.

Në publik kanë dalë dy propozime ai i Kosovës dhe tjetri i Bashkimit Evropian.

Duket se dallimi mes tyre ishte sidomos renditja e pikave se si do të impementoheshin marrëveshjet e arritura.

Dokumenti i BE-së, niste me hapjen e procesit negociues për Asociacionin teksa, Paralelisht, Serbia nuk do të insistonte më në përdorimin e asteriskut dhe fusnotës, apo pjesëmarrjen e UNMIK-ut në forumet rajonale.

Uji Dea

Përderisa në dokumentin e Kurtit më së larti renditet miratimi i Deklaratës për Personat e Zhdukur e cila duhet të jetë e kompletuar prej të dy palëve.

Hap i radhës, sipas këtij propozimi të BE-së, do të ishte që palët të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të njëra-tjetrës dhe do të përmbaheshin nga çdo formë e dhunës, apo nxitjes së dhunës.

E për Kurtin në renditje do të ishte marrëveshja për prezantimin e draft Statutit nga ekipi menaxhues e përfunduar nga ana e Kosovës.

Pikat do të vazhdonin në të dy dokumentet, ku tek propozimi i BE-së, do të renditeshin instrumentet e vetëmenaxhimit për serbët, pastaj njohja e dokumenteve e simboleve, për tu përballur me pikat e Kurtit, dëshmi nga Borelli se Kosova nuk do të pengohet në anëtarësime, pa lobime dhe pa vota kundër, përfundimi i negociatave për vetëmenaxhimin, e shpërbërja e strukturave ilegale serbe në Kosovë.

Por për Visarin Xanin, njohësin e diplomacisë dhe politikës së jashtme Kosova momentalisht e ka veç një zgjidhje më reale nëse duam marrëveshje të shpejt.
“Lehtësuesit në këtë rast veç se janë pozicionuar, dhe ne si Kosovë vështirë për të gjetur një hapësirë, për të ndryshuar diçka. Prandaj është shumë me rëndësi që të koncentrohemi, për mënyrën e zbatimit të planit evropian edhe nëse kërkohet themelimi i asociacionit, vetëm të shpenzojmë energji për mënyrën e themelimit të tij në mënyrë që mos të jetë në kundërshtim me kushtetutën”, ka thënë Xani.

Sa i përket këtyre dokumenteve, Kurti pas takimit kishte deklaruar se i vetmi që pati një propozim në takim ishte ai, për tu demantuar një ditë më pas nga BE-ja të cilët e publikuan propozimin e tyre./RTV Dukagjini/