Fundamenti

Cili do të jetë shteti më i pasur në botë më 2050?

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Se e ardhmja i takon Azisë, kjo frazë është e njohur për prognozuesit e së ardhmes. Në këtë kontekst zakonisht flasim për Kinën, Indinë, Korenë e Jugut, euroazinë ruse… Por, “Zvicra” e prosperitetit aziatik, sipas analizës së Citibank, do të jetë Singapori.

Qytet-shteti me pesë milionë njerëz, në Gadishullin Malay, sipas analizave të fundit do të jetë shteti më i pasur në botë më 2050, bazuar në matjes së GDP-së me paritetin e fuqisë blerëse të qytetarëve.

Ekonomia e saj përfshin kompani multinacionale nga tërë bota, ndërsa rregullisht kryeson në listën e vendeve me ekonominë e lirë, por edhe si shteti me indeksin e më të ulët të korrupsionit (në të vërtetë, si një oazë tatimore është ndoshta edhe një nga qendrat për evaduesit botëror të tatimit).

GDP e Singaporit duhet, sipas Citibank, deri në gjysmën e shekullit aktual të arrijë në 137,710 dollarë. Pas saj vjen oaza tjetër e tatimeve, Hong Kongu me 116,639, e ndjekur nga Tajvani (në qoftë se e ruan pavarësinë nga Kina) me 114,093, Koreja e Jugut (107,752) dhe SHBA (100.802 dollarë).

Mobi Casa

Por, ne pothuajse harruam të përsërisim: liria ekonomike në Singapor nuk ndiqet nga liria demokratike. “Tokë e premtuar” aziatike është në vendin më të ulët të renditjes botërore për lirinë e shtypit. Shërbimi ushtarak në atë vend është dy vjet, e shërbim civil nuk ka. Ky është një vend që praktikon rrahjet me kamzhik si një ndëshkim për vepra më pak të rënda dhe vrasjen për ato më të mëdha. Singapori ka një frekuencë të madhe të ekzekutimit të dënimit me vdekje, në raport me popullsinë e saj (rreth 400 njerëz u varën nga viti 1993 e deri më 2001.). “Human Rights Watch” paralajmëron se vendi injoron luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, se prostitucioni është dukuri që lulëzon aty.

Përndryshe, analizat për vitin 2050, për ekonominë më të fortë në botë, e parashohin në vendin e parë Indinë, në të dytin Kinën, ndërsa të tretin SHBA-të. E katërta do të jetë Indonezia, e ndjekur nga Brazili, Nigeria dhe Rusia.

Është interesante se rritjen më të madhe vjetore ekonomike në botë (me 8.5 për qind) e ofron vendi më i populluar afrikan, Nigeria. Pastaj vijnë India, Iraku, Bangladeshi, Vietnami dhe Filipinet. /Telegrafi/