ARKATANA

Cilët politikanë kosovarë i kanë nga dy gra?

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Mediat kosovare – kur kanë folur për jetën private të politikanëve – gjithmonë i kanë portretizuar ata si njerëz të moralshëm dhe familjarë të përkushtuar; një qasje kjo që, zakonshëm, ndiqet në vendet jodemokratike.

Në anën tjetër, politikanët kosovarë kanë vazhduar të bëjnë jetë të shthurur private; me jetë glamuroze, femra dhe jetë nate, ndërkohë që krejt këtë e kanë parë si diçka që u takon veç atyre, se kjo është jeta e tyre private.

Në fakt, askund në botë kjo nuk qëndron.

Me shthurjen e politikanëve do të merremi ndërkohë, por sot në gazetën express do ta trajtojmë një aspekt tjetër të “privatësisë” së politikanëve tanë.

Ajo është POLIGAMIA.

Hidromorava

Poligamia ose martesa me shumë gra nuk parashihet në ligjet e Kosovës, ndërkohë që janë të paktën tre politikanë të lartë kosovarë që bëjnë jetë të dyfishtë, duke pasur nga dy gra.

Ata janë: Agim Çeku, Ish-Kryeministër, Ministër aktual i FSK’së, Sami Lushtaku, Kryetar i Skenderajt dhe Blerim Shala, Nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Agim Çeku bashkëjeton dhe ka fëmijë me Mimoza Harxhin, ish-pjesëmarrëse në Miss Kosova qysh nga koha kur ishte Kryeministër i vendit, ndërkohë që në një shtëpi tjetër, atë në Fushë Kosovë, kishte gruan tjetër, Dragicën, me të cilën ka dy djem të rritur.

Mes dy shtëpive jeton edhe Sami Lushtaku. Njërën grua e ka në Skenderaj, gruan e parë, ndërkaq të dytën në Prishtinë. Gratë e tij nuk janë emra të njohur për publikun kosovar. Ndryshe nga të tjetër, ai ka qenë transparentë për këtë detaj të jetës së tij.

Ngjashëm vepron edhe Blerim Shala, por me një dallim: bashkëshortja e dytë njihet nga publiku në Kosovë. Ajo është Aurita Agushi, aktorja e njohur që u lidh me z. Shala gjatë kohës kur ky ishte Koordinator i Ekipit të Unitetit gjatë negociatave për zgjidhjen e statusit final të Kosovës. Aurita e Blerim Shala kanë dy fëmijë. Me gruan e parë, Nënkryetari i AAK’së nuk ka fëmijë./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.