Cilësia e arsimit në UP, rangohet në vendin e 4000-të
Dukagjin Pupovci, njohës i arsimit të lartë, theksoi në emisionin Puls të KTV-së se një numër i konsiderueshëm i politikanëve aktiv, këshilltarëve, drejtorëve kanë fituar tituj shkencorë gjatë kësaj periudhe 12 vjeçare.
“Politikanet tanë duhet me marrë shembull prej politikaneve të viteve 70 p.sh, mësuesit e Elbasanit kanë përfunduar shkollimin për mësues dhe kanë vdekur si mësues nuk e kanë keqpërdor pozitën për tu bërë profesorë siç po e bëjnë sot politikanët tanë”, ka thënë Pupovci.
Ai thotë se politika në UP ka ndikim shumë si për shembull tek emërimi i stafit po ashtu organizatat studentore janë të politizuara, ka shumë mësimdhënës që janë rreshtuar përkrah politikës por nuk është e drejtë që të bëjnë politikë brenda UP-së , nuk është e drejtë që në baza politike të organizohen për të zgjedhë dikë në thirrje të caktuar ose një dekan në baza politike që po bëhet fatkeqësisht.
Ai ka thënë po ashtu se UP është ranguar në vendin e 4000 këtë e ka bërë një institut i Spanjës kemi degradim për një mijë vende mbrapa, Beogradi është ne vendin e 600, Zagrebi i 400. Në UP vetëm 3 % e stafit te UP-së i plotëson standardet që tjerët nuk i quaj shkencëtarë nuk i plotësojnë kushtet .
Sa i përket Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Pupovci, thotë se ky memorandum duhet të ndalohet, ngase po ka keqpërdorime.
“Memorandumi me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UCK-së edhe pas 14 vjetësh duhet te ndalohet sepse po ka keqpërdorime .Shumica e mësimdhënësve të UP nuk i gjen në punë janë ose ne Universitetin e Tetovës ,Prizrenit, Pejës ndërsa shërbyesve civil u janë ndaluar dhe janë detyruar me lënë punën”, ka thënë ai.
Pupovci ka thënë se ka raste kur studentet abuzohen nga mësimdhënësit seksualisht por dhe kushtëzohen me para.
Arsyeja pse nxënësit bëjnë plagjiaturë sipas tij, qëndron tek mungesa e profesorëve.
“Problemi tjetër është mungesa e profesorëve kjo është arsyeja që studentët po bëjnë plagjiaturë , profesorët nuk i lexojnë temat e bachellorit dhe masterit dhe i kalojnë kjo është arsyeja që këto tema blehen me 100 dhe 300 euro”, thotë ai.
Ai përfundimisht tha se cilësi në UP nuk ka,e vet rangimi i UP-së na tregon që jemi larg asaj që duhet të jetë.

