Fundamenti

Cilat punë nuk sakrifikojnë punën për familjen?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nëse jeni prind i punësuar e dini edhe vetë se sa është vështirë të koordinoni familjen me punën. Por, a keni ditur që mund të bëni punë e cila ofron orar më fleksibil, pa sakrifikuar stabilitetin e punës?

“Në fakt është mjaft befasuese se sa është karriera kompatibile me orarin fleksibil”, ka thënë Sara Sutton Fell, redaktorja e faqes së internetit për kërkimin e punëve FlexJobs.com.

Kontabiliteti
Kontabiliteti konsiderohet si një nga punët më stabile, ashtu që prindërit të mund të ndihen të sigurt duke e bërë atë punë. “Puna e kontabilistit mund të bëhet me gjysmë orari dhe me orar fleksibil”, thotë Sarah.

UBT

Ekspert i informatikës
Kjo punë është fleksibile veçanërisht për shkak të saj që mund të kryhet nga çfarëdo vendi, derisa e keni kompjuterin me vete dhe keni qasje në internet

Ekspert për marrëdhëniet me publik
Sarah pohon që orari i tyre i punës është fleksibil dhe mund të punojnë edhe në formë të ‘freelancer’. Zakonisht për punën për marrëdhënie me publik është i nevojshëm edhe shkollimi i lartë, ndërsa preferohen diplomat nga gazetaria, komunikimi, marrëdhëniet me publikun dhe ekonomia.

Shkrimtari
Është karrierë ideale për personat të cilët janë bërë prindër dhe dëshirojnë orar më fleksibil të kohës, ndërsa kanë përvojë në industrinë për të cilën do të shkruanin udhëzimet.