Cilat janë vetitë e lëngut me karotë dhe xhenxhefil?

Ky lëng nga karota dhe xhenxhefili ju ofron më shumë vitamina dhe minerale, falë përbërësve të vet. Konsumimi ditor i frutave dhe perimeve është një nga mënyrat që trupin tuaj ta mbajnë të shëndetshëm dhe pa sëmundje.
Përkundër kësaj, statistikat ekzistojnë se një numër i madh i popullatës nuk konsumon sasinë e duhur të këtyre ushqimeve. Si pasojë e kësaj, shumë ekspertë rekomandojnë të konsumoni lëngje në ushqimin tuaj në mënyrë që t’i kombinoni përmbajtjet e tyre. Kjo ul konsumimin e kalorive, duke e forcuar sistemin imun, humbni në peshë dhe luftoni sëmundjet. Një nga kombinimet më të mira është lëngu i karotës xhenxhefilit dhe shafranit,transmeton gazeta Kosova Sot.
LËNGU ME KAROTË DHE XHENXHEFIL
Lëngu nga karota dhe xhenxhefili është i shijshëm dhe i shëndetshëm, mënyrë për të marrë sa më shumë vitamina A dhe C në ushqimin tuaj. Përmban vetëm 130 kalori për gotë dhe është zëvendësim i mirë për lëngjet e karbonizuara. Nëse e konsumoni, këto janë vetitë shëruese të lëngut:
LËKURË TË SHËNDETSHME
Lëkura është një nga pjesët e trupit, që përfiton më së shumti nga konsumimi i rregullt i këtij lëngu natyral. Përqendrimi i lartë me vitamina A dhe C rrit prodhimin e kolagjenit, substancë kjo e domosdoshme për të mbajtur të shëndetshme lëkurën dhe ta mangësi. Përmban shumë vitamina E, një antioksidues që mbron nga stresi oksidues dhe dëmtimet nga rrezet ultravjollcë.
FORCON SISTEMIN IMUN
Edhe karota edhe xhenxhefili kanë ndikim në sistemin imun në mënyrë pozitive, falë përmbajtjes së tyre me vitamina A, C dhe E. Vitamina A është esencial për qelizat e bardha të gjakut te palca e eshtrave, e cila shkatërron agjentët patogjenikë, që shkakton sëmundje. Vitamina C dhe ajo E shkatërrojnë molekulat radikale dhe krijojnë shtresë mbrojtëse ndaj viruseve dhe sulmeve bakteriale.
SHËNDETI KARDIOVASKULAR
Xhinxheroli është një komponentë aktive në xhenxhefil që ul shtypjen e gjakut dhe përmirëson qarkullimin e gjakut për të reduktuar rrezikun kardiak. I kombinuar me vitamina A dhe C nga karota, ndihmon në mbajtjet e kolesterolit larg arterieve dhe ul mundësinë për pikë në tru dhe sëmundje koronare.
KUNDËR KANCERIT
Përderisa nuk është pije mrekullibërëse kundër kancerit, konsumimi i rregullt mund të ketë ndikim pozitiv në shkatërrimin e qelizave malinje. Vitamina C ul rrezikun e kancerit të gjirit dhe kancerit në stomak, përderisa xhinxheroli ndihmon në kancerin e vezoreve.
PËRMIRËSON TRETJEN
Konsumimi i këtij lëngu në bazë ditore po ashtu është mënyrë e shkëlqyeshme për të përmirësuar shëndetin tretës, përfshirë edhe zorrët. Përbërësit e tij mbrojnë shtresën e mukozës në stomak, promovojnë bakteret e dobishme në zorrë dhe lufton kapsllëkun.
(Kosova Sot)