Fundamenti

Cilat janë mitet mjekësore që nuk janë të vërteta

/ 5 minuta lexim

Dr. Rachel Vreeman në librin e vet ka numëruar edhe më shumë. Ju sjellim mitet në të cilat besojnë gati të gjithë, por nuk kanë mbështetje shkencore.

1. Vaksinat mund të shkaktojë grip dhe sëmundjet të tjera

Vaksinat kundër gripit mbajnë viruse të vdekura të gripit dhe kurrsesi nuk mund të “rriten” dhe shkaktojnë sëmundje. Ata përdoren që trupi të zhvillojë antitrupa, me të cilët do luftojë kundër gripit. Ekziston edhe miti që vaksina kundër gripit shkakton autizëm. Prindit e fëmijëve me autizem, me një rast kanë deklaruar se si besojnë që fëmijët e tyre janë sëmurë për shkak të vaksinave. Megjithatë, studimi i cili ka përfshirë 530.000 ka dëshmuar që nuk ka asnjë lidhje në mes vaksinës dhe të sëmurit nga autizmi.

2. Shtesat e ushqimit ruajnë shëndetin tonë

Vitaminat e ndryshme në formë të shtesave në ushqim, për shembull si tabletat për përtypje nuk janë vetëm të padobishme, por mund të jenë edhe të rrezikshme. Njerëzit të cilët në atë formë marrin sasi të mëdha të vitaminës C dhe E mund të sëmuren nga kanceri sepse nga dozat e mëdha të atyre antioksidantëve krijohen anomalitetet gjenetike. Kanë reputacionin si të parrezikshme, prandaj institucionet përgjegjëse për kontrollimin e ilaçeve nuk i analizojnë. Me siguri nuk do të fitoni kancer nga shtesat, por gjithmonë është më mirë që vitaminat t’i merrni nga ushqimi.

3. Sëmureni nga koha e ftohtë

Temperatura e ajrit nuk ka lidhje me viruset më të cilët jemi infektuar. Kur jemi të ftohur, kryesisht e kemi ftohte dhe e bindim veten që jemi sëmurë për shkak të kësaj. Shkencëtarët kanë dëshmuar se si nuk ka arsye për të mos dalë në ajër të ftohtë nëse jemi të ftohur. Supozojnë që më shpesh jemi të sëmurë gjatë dimrit sepse më shumë kohë e kalojmë në hapësira të mbyllura, prandaj edhe bakteret e viruset më lehtë barten.

4. Përdorim vetëm 10 për qind të trurit

Mjekët pohojnë që njerëzit pëlqejnë ta besojnë këtë mit sepse ndihen që nuk i kanë përmbushur të gjithë potencialet e veta. Megjithatë, nuk është e vërtetë që përdorim vetëm një pjesë të vogël të trurit. Nuk ka zonë të madhe “të fjetur” të gjumit, me çfarëdo incizimesh të kenë vëzhguar aktivitetin trunor, pohojnë mjekët.

5. Sheqeri i shndërron fëmijët në përbindësh të vegjël

Gati të gjithë prindërit besojnë në këtë mit, por ai me të vërtetë nuk është i saktë. Sheqeri, respektivisht sasitë e mëdha të ëmbëlsirave kryesisht jepen në raste të veçanta, për shembull në festimet e ditëlindjes ose në pushim. Për këtë arsye disa fëmijë mund të jenë më aktiv dhe më të padëgjueshëm.

Uji Dea

6. Duhet të qëndroni të zgjuar nëse keni tronditje të trurit

Tronditja në tru shumë rrallë është e rrezikshme për jetë. Besimi që duheni të qëndroni të zgjuar nëse keni përjetuar tronditje në tru me siguri vjen nga mosdallimi i dy llojeve të lëndimeve në kokë. Nëse keni gjakderdhje në tru, pas periudhës lucide kryesisht pason rënia në komë ose më keq. Megjithatë, lëndimet e tilla nuk janë të shpeshta, veçanërisht nëse keni diagnozën e tronditjes në tru.

7. Goma përtypëse mbetet në bark shtatë vjet

Është e vërtetë që disa përbërës të gumave përtypëse janë të patretshëm, por kjo nuk do thotë që në sistemin tretës do të qëndrojë me vite ose përgjithmonë. Shumë përbërës që i hamë shpesh nuk janë të tretshëm, për shembull fibrat. Por sistemi jonë tretës nuk është aq i papërgatitur – çdo gjë që nuk mund të përpunojë, thjesht dërgon më tej.

8. Leximi në terr dhe të qëndruarit afër televizorit shkatërrojnë shikimin

Sigurisht që sytë do t’u dhëmbin nëse lexoni në gjysmëterr ose qëndroni të ulur shumë afër televizorit, sepse duhen të lodhen më shumë se zakonisht. Por nuk ka dëshmi që në të vërtetë do të prishin shikimin për një kohë të përhershme. Miti për televizorin me siguri ka filluar në vitet ‘60, dhe atëherë kjo ka qenë edhe e vërtetë, sepse televizorët kanë emituar sasi të madhe të rrezatimit, por sot kualiteti i tyre është shumë i madh.

9. Në ditë duhet të pini të paktën tetë gota ujë

Ky mit është shfaqur në vitin 1945. Departamenti i qendrës hulumtuese nacionale amerikane për ushqim atëherë ka publikuar që të rriturit duhen të konsumojnë rreth dy litra e gjysmë lëngje në ditë. Mediet menjëherë e kanë transmetuar këtë të dhënë, por jo fjalinë e cila ishte në vijim. Në rekomandim ka qëndruar që shumica e lëngjeve futen përmes ushqimit, çka do të thotë që nuk është e nevojshme të pihet ujë nëse nuk jeni të etur sepse pjesën më të madhe tashmë e keni futur në organizëm.

10. Mos notoni të paktën një orë pas ushqimit

Nuk ka asnjë arsye reale pse nuk duheni të notoni pas ushqimit. E vërtetë, nëse hani shumë, cilado ushtrime të trupit do të jenë të papërshtatshme dhe të vështira. Por, nëse keni pasur shujtë të zakonshme, nuk ka arsye pse të mos kërceni në pishinë ose det. Sa i përket ngërçeve, ata mund tu kapin gjithmonë, pavarësisht asaj a jeni të ngopur apo jo.