UBT

Cilat janë frutat dhe perimet e vjeshtës

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Frutat e perimet e vjeshtës janë burim i shkëlqyer i vitaminave dhe ndihmojnë për një trup e mendje të shëndoshë. Njihuni me vetitë e tyre.

Mollët

Mollët rekomandohen si të freskëta, ashtu edhe të përgatitura me ndonjë recetë, si: ëmbëlsira, kompot ose pekmez. Gjithsesi hani edhe lëvoren e mollës, ngase përmban flavonoide shumë të shëndetshme. Është e pasur me antioksidues dhe 1 frutë ka 4 gr fibra dietale. Sezonin e ka nga gushti deri në nëntor.

Dardhat
Shija e ëmbël dhe e lëngshme i bënë këto pemë të papërballueshme. Në receta të ndryshme shtojnë shije të shkëlqyer. Janë burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe 1 frutë përmban 4 gr fibra. Sezonin e kanë nga gushti deri në shkurt.

Shega
Kjo frutë e thartë është e pasur përplot me antioksidues. Lëngu është bazë e mirë për marinada, kurse frutat mund t’u shtohen sallatave që të forcojnë shijen. Një studim i bërë ka treguar se lëngu i shegës ka nivel më të lartë të antioksiduesve sesa vera e kuqe. Është burim i mirë i vitaminës C dhe acidit folik. Sezonin e ka nga gushti deri në dhjetor.

GRANDEMALL

Qitro
Shija e hidhur e bën qitron ndryshe nga frutat e tjera citrike. Shtojani perimeve jeshile, kombinojeni me avokado ose kënaquni me lëngun e kulluar taze të pasur me antioksidues. Është tejet i pasur me vitaminë C dhe është burim i mirë i likopenit. Përmban pektin, që është treguar i mirë për uljen e kolesterolit. Sezonin e ka nga shtatori deri në prill.

Majdanozi
Edhe pse kjo perime mund t’i ngjajë karotës, majdanozi ka ngjyrë më të çelët dhe ka shije më të ëmbël. Përdoreni në gjellët me oriz ose patate, ose rrënjën në supa dhe salca. Majdanozi është i pasur me kalium dhe është burim i mirë i fibrave. Sezonin e ka nga tetori deri në prill.

Kungulli
Shija e ëmbël dhe përmbajtja e lagësht e bëjnë ideal për pite, ëmbëlsira, madje edhe për buding. Është i pasur me kalium, fibra dhe vitamina B. Sezonin e ka nga tetori deri në shkurt.

Kivi
Ushqimit i japin shije tropikale. Është i shkëlqyer kur përzihet me dredhëza, ftua ose portokall, e kombinohet edhe me ananas. Përmban më shumë vitamina C sesa portokalli dhe është burim i mirë i kaliumit. Sezonin e ka nga shtatori deri në mars.

Mandarinat
Frutat e vogla dhe të ëmbla janë freskim i vërtetë në recetat e vjeshtës. Kombinojini me banane dhe mjaltë. Lëngun e tyre përziejeni me vaj, uthull ose xhenxhefil, kështu keni një salcë shumë të mirë për sallata. Janë burim i mirë i vitaminë C dhe beta-karotenit. Sezonin e kanë nga nëntori deri në prill.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.