Cilat janë ato femra që ‘çmendin’ djemtë?

Zakonisht thuhet se femrat janë ato të cilat zgjedhin më shumë te meshkujt. Mirëpo realisht, meshkujt janë njëlloj zgjedhës të mëdhenj. Ekzistojnë disa lloje të femrave të cilat posedojnë karakter të veçantë të cilit meshkujt nuk mund t’i rezistojnë. Ja se cilat janë ato:

1. Femrat spontane
Ky lloj i femrave i përfshin ato të cilat e mbajnë të zgjuar fëmijën në të, kanë sens për humor dhe di ta bëjnë të dashurin të qeshet me lot. Disa dashurohen te këto për shkak të mënyrës së tyre të thjeshtë të të menduarit, ndërsa të tjerë për shkak të shkëlqimit konstant në sytë e saj dhe për shkak të spontanitetit që ajo ka.

2. Femrat modeste
Femrat modeste nuk shqetësohen nga gjërat materiale. Për të nuk është domethënëse rroga mujore e të dashurit, e as fakti se kush janë prindërit e tij. Ajo e do mashkullin për atë që është, e jo për shkak të gjërave që mund t’i përfitojë nga ai. Femrat modeste nuk kanë kërkesa joreale dhe prandaj çmohet dhe dëshirohet nga meshkujt.

3. Femrat senzuale
Femrat e tilla joshin meshkujt shumë. Ato nuk turpërohen lehtë dhe janë të vetëdijshme se posedojnë një seksibilitet magnetik dhe nuk frikohen ta përdorin atë. Një femër e tillë nuk mendon se mashkulli duhet të jetë ai që të iniciojë marrëdhënie në shtrat dhe nuk heziton ta bëjë hapin e parë. Meshkujt i dëshirojnë sepse me të ndjehen të dashur.

4. Femrat e buta romantike
Këto femra në vete përmbajnë një sharm femëror, flasin fjalë të ëmbla dhe posedojnë një qëndrim elegant. Ato janë të lumtura që partneri i tyre kujdeset për to dhe kanë pikëpamje pozitive ndaj jetës. Meshkujt e duan sepse nuk është agresive, di t’i magjeps ata me gjeste romantike dhe nuk i krijon shtypje atij, ndërsa nga ai kërkojnë vetëm vëmendje dhe dashuri.

5. Femrat me karakter të fortë
Femrat e tilla janë inteligjente, këmbëngulëse dhe saktë e dinë se çfarë duan. ato kanë ëndrra dhe qëllime të cilat mundohet t’i arrijnë. Nuk presin princin në kalë të bardhë që t’ia zgjidh të gjitha problemet dhe t’ia plotësojë të gjitha dëshirat. Partneri rrallë herë do ta shohë me lot në sy dhe ajo asnjëherë nuk do t’i përdorë emocionet e saj për të manipuluar me të.Zakonisht thuhet se femrat janë ato të cilat zgjedhin më shumë te meshkujt. Mirëpo realisht, meshkujt janë njëlloj zgjedhës të mëdhenj.

6. Femrat “sfidë”
Meshkujt e duan shqetësimin të cilin ia jep loja e dashurisë. Ata i duan femrat të cilat janë tërheqëse, të sofistikuara e sharmante dhe që nuk ia servojnë zemrën dhe kujdesin aq lehtë. Edhe pse shumë meshkuj i dëshirojnë këto femra, rrallë kush guxon t’ju afrohet atyre dhe të jetë i durueshëm me to.

7. Femrat e kujdesshme
Këtu bëjnë pjesë femrat të cilat nuk ndalen së kujdesuri për partnerin e tyre. Për të nuk është aspak e vështirë t’i mbledhë gjërat të cilat ai i ka lënë në tokë, ajo është çdoherë e gatshme ta dëgjojë atë dhe t’i dhurojë përkrahje dhe respekt.

8. Femrat jokonvencionale
Në të fshihet diçka e veçantë që e veçon atë nga të tjerat. Ajo asnjëherë nuk do të shqetësohet pse i dashuri i saj ka harruar t’ia urojë Shën Valentini sepse nuk i dëshiron klishetë e tilla të dashurisë. Këto vajza kanë ide jo të zakonshme dhe vrapojnë pas sfidave të ndryshme. Nga to mund të pritet çdo gjë, ndërsa meshkujt i duan sepse çdo ditë me to është risi dhe aventurë./Indeksonline/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS