ARKATANA

Cilat fruta vjeshtore bëjnë çudi për shëndetin?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ushqimet vjeshtore që i gjejmë lehtë në treg dhe dyqane na ruajnë shëndetin. Disa prej tyre kanë veçori të veçanta dhe mund të ndihmojnë me problemet, siç është ftohja.

Manat (dudat) janë të pasura me hekur

Manat janë pasuri e vërtet për pasqyrën e gjakut dhe dobitë nga kjo frutë qëndrojnë në maje të listës në mes frutave të tjera malore. Janë të pasura me hekur, ushqejnë qelizat e kuqe të gjakut dhe parandalojnë aneminë. Në njëqind gramë ka rreth 1,85 miligramë hekur, ka thënë doktoresha Sarah Wilson për “Daily Mail”. Përveç se janë të pasura me hekur, manat janë të pasura edhe me vitaminë C dhe resveratrol, antioskidantin i cili përndryshe gjendet në rrush. Disa studime të reja thonë që kjo substancë ndihmon në luftën kundër kancerit.

Lajthitë ruajnë zemrën

Kanë përqindje të lartë të yndyrave mono-të pangopura të cilat janë të mira për uljen e kolesterinës. Studimi i para disa viteve ka dëshmuar që rreth 35 për qind të meshkujve të cilët kanë ngrënë rregullisht lajthi kanë reduktuar rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Përveç që parandalojnë kolesterinën e rritur, janë të mira kundër aritmisë sepse përmbajnë acidet omega-3.

Mobi Casa

Shega mbron nga ftohja

Shurupin e shegës është mirë ta pini sapo të ftoheni, sepse ka një mijë herë më shumë vitaminë C se portokajtë dhe limonët. Përveç vitaminës C është e pasur edhe me vitaminat D dhe E, si dhe kalcium dhe hekur, ka shpjeguar Sarah Wilson.

Boronicat ruajnë shikimin

Antioksidantët antocianine, të cilat gjenden në boronica, janë të dobishme sepse ruajnë indin në sy dhe parandalojnë mjegullimin e shikimit, por edhe ruajnë enët e gjakut. Dihet që boronicat janë të mira kundër rritjes së tumoreve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.