HIDROMORAVA

Cikërrimat që jua shkurtojnë jetën dhe ju bëjnë më të vjetër

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Stili i jetës në të madhe ndikon në pamjen tonë fizike, ndërsa disa shprehi dhe vendime mund të na bëjnë më të vjetër sesa që në të vërtetë jemi.

Realiteti i thjeshtë është që kemi vite aq sa kemi dhe që torta e ditëlindjes çdo 12 muaj bëhet më e pasur për një qiri. Edhe pse plakjen e pashmangshme nuk mund ta ndalojmë, kontrolli mbi shpejtësinë, e cila ndikon në pamjen fizike edhe më tej është në duart tona.

Shumë studime kanë treguar që shprehitë e shëndetshme të jetës ngadalësojnë procesin e plakjes, por shumë është lehtë mund të largoheni nga rruga e drejtë, ndërsa për të jetuar më gjatë dhe shmangini shtimin e panevojshëm të viteve në pamjen tuaj shmangni këtë:

Mbajtja konstante e dietave

Ekspertët pohojnë që femrat të cilat gjatë tërë jetës në mënyrë kronike i përmbahen dietës duken 4 deri 6 vjet më të vjetra. Arsyeja është e dukshme – njerëzit ndiejnë uri gjatë një periudhe më të gjatë, çka do të thotë që trupi i tyre nuk fiton sasinë e nevojshme të materieve ushqyese. Dietat ndikojnë në pamjen e lëkurës në zonën rreth nofullës dhe në përgjithësi në lëkurë.

Mosushqimi

Edhe pse njerëzit dëshirojnë të duken të dobët si modelet në faqet e revistave të modës, “mishi” i pamjaftueshëm në eshtra mund t’ua shkurtojë jetën për 6-7 vjet. Mosushqimi kronik mund të ketë shumë pasoja negative për organizmin, mund të nxisë sterilitetin, aneminë dhe osteoporozën.

Mosaktiviteti

Stili jetësor në të cilën gjetja e mbeturinave, marrja e postës dhe shkruaja në treg forma e vetme e aktivitetit fizik mund t’u dërgojë para kohe në “tokën e përhershme”, madje 20

vjet më herët. Për të shmangur këtë, mjekët rekomandojnë ushtrime të rregullta aerobe, të cilat do ta mbajnë zemrën të shëndetshme dhe efikase.

Mobi Casa

Injorimi i muskujve

Nëse diçka tregon që jeni të “vjetër” është shpina e shtrembëruar. Qëndrimi i kërrusur mund t’u bëjë prej pesë deri 10 vjet më të vjetër, ndërsa më së shpeshti e shkakton

muskujt e dobët rreth shpinës. Ushtrimet e kohëpaskohshme të forcës do të parandalojnë që muskujt tuaj të bëhen të butë.

Ekzagjerimi

Siç është mungesa e aktivitetit fizik e dëmshme, kështu edhe të tepruarit nuk është mirë as për trup e as për pamje. Për shkak të lodhjes konstante fizike muskujt nuk kanë kohë për t’u përtërirë, ndërsa për këtë arsye imuniteti bëhet gjithnjë më dobët çka në fund mund të shkurtojë jetën për prej pesë deri 10 vjet.

Ekspozimi në diell

A e keni ditur që rrezet UVA kalojnë nëpër rroba, dritare dhe depërtojnë thellë

në lëkurë dhe që nxisin dëme më të mëdha në organizëm sesa rrezet UVB të cilat nxisin djegie? Për të shmangur dëmtimin e lëkurës dhe me këtë të dukeni 10 vjet më të vjetër, çdoherë para së të dilni nga shtëpia me krem për rrezitje lyeni të gjithë pjesët e pambuluara të trupit.

Moskujdesi për dhëmbë

Ashtu si mblidhen vitet në supet tona ashtu edhe kualiteti i dhëmbëve bëhet gjithnjë më i dobët. Gjatë viteve në smalt paraqiten çarje të imëta në të cilat grumbullohen papastërtitë, ndërsa ato njolla në dhëmbë shtojnë një dekadë pamjes sonë. Higjiena e rregullt dhe vizita te stomatologu do të largojë problemin potencial.