RCCOLA

Çifti mbretëror padit revistën franceze

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Princi William i Britanisë dhe bashkëshorja e tij Kate, kanë ndërmarrë masat ligjore për shkeljen e privatësisë kundër revistës franceze, që publikoi fotografinë në të cilat shihet dukesha Kate, pa pjesën e lartë të kostumit për larje.

Këshilltarët thanë se çifti mbretëror do ta padisë revistën në gjykatat franceze.

Revista franceze “Closer” ka publikuar një fotografi të turbullt dhe nga largësia të dukeshës së Kembrixhit.

Fundamenti

Këto fotografi të Dukeshës së Kembrixhit, janë bërë gjatë javës së kaluar në Francë.

Çifti mbretëror tha se me publikimin e këtyre fotografive, “ora do të kthehet prapa për 15 vjet”, duke iu referuar vdekjes së Princeshës Dajana, nënës së Princit Williem, e cila vdiq nga përplasja e automobilit në Paris, ndërsa po ndiqej nga paparacët.

Pallati Bakingem e ka quajtur publikimin e fotografive si “grotesk dhe të pajustifkueshëm”.