Eko Higjiena

Çifti dobësohet për 127 kilogramë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Paul dhe Claire Alsop, nga frika se nuk do të shohin fëmijët e tyre tek rriten – për shkak të problemeve shëndetësore të mbipeshës – u nisën në një luftë vendimtare me “ushqimin”.

Pasi vendosën t’i thonë “jo” gjërave të yndyrshme e jo të shëndetshme, çifti nga Rotherhami i Britanisë të Madhe ka humbur 127 kilogramë në total. Pauli është dobësuar për 53 kile, ndërsa Claire për 74!

Dy 30-vjeçarët gjithmonë e kanë dashtë ushqimin e fërguar. Një ditë menduan se mbase nuk mund t’i arrijnë të 40-at, nëse vazhdojnë të trashen.

Uji Dea

“E dija se jam trashaluqe, por përkundër kësaj isha e lumtur”, ka thënë Claire, e cila tregon se çdo mëngjese hanë pemë dhe drithëra, ndërsa ushqimin nuk e fërgojnë më.

Për të tërhequr vëmendjen për problemin e mbipeshës dhe rëndësinë e trupit vital, ky çift muajin e ardhshëm do të vrapojë 10 kilometra pa ndërprerë. /Telegrafi/