Çifti britanik fiton 190 milion euro

Një veturë të re, një shtëpi të re, pushime dhe një jetë pa brenga do t’i kenë, tani e tutje, Adrian dhe Gillian Bayford – çifti britanik që fitoi xhekpotin e lotarisë prej 190 milionë euro, njoftoi DPA.
Bayfordët thanë se planifikojnë që, fillimisht, t’i dërgojnë fëmijët e tyre në Disneyland afër Parisit, të vizitojnë Rocky Mountains dhe të blejnë një shtëpi të re.
Por, paratë e fituara ata thanë se do t’i ndajnë edhe me më të dashurit e tyre.
“Është një shumë aq e madhe parash sa që nuk mund të jetë vetëm për një person”, tha Gillian.