Chuck Norris mbushi 73 vjet

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Legjenda e aksionit, njëherësh i etiketuar si “njeriu më i fortë në planet”, Chuck Norris, të dielën (10 mars) ka mbushur 73 vjet.

Për dallim nga aktorët e kohës së tij, si Sylvester Stallone apo Arnold Schwarzenegger, atij nuk i nevojitet angazhimi në filma të rinj për të joshur vëmendjen e mediave, duke qenë se publiku asnjëherë nuk e harron përmes barsoletave.

Mobi Casa

Carlos Ray ‘Chuck’ Norris ka lindur më 10 mars 1940 në Ryan të Oklahomas. Ai është një njohës i arteve luftarake dhe aktor, ndërsa ka themeluar edhe shkollën e tij të arteve marciale, Chun Kuk Do.

Gjatë karrierës artistike është shfaqur në filma të shumtë dhe seriale televizive, ndërsa ka shkruar edhe disa libra. /Telegrafi/