Mobi Casa

Cheivo tenton ta pengojë kalimiun e Berishës te Lazio

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Derisa Lazio dhe Kalmar po negociojnë për transferimin e Etrit Berishës në ekipin romak, skuadra e Chievos po tenton ta pengoj këtë kalim.

Sipas të përditshmes italiane sportive ‘Corriere dello Sport’, skuadra e Chievos është e gatshme për a sfiduar kontratën e reprezentuesit të Shqipërisë.

“Nëse portieri shqiptar do të nënshkruajë me Lazio, ekipi veronez do ta akuzoj lojtarin se ka nënshkruar dy marrëveshje. Një insistim i vërtet i Cheivos mund ta dërgoj çështjen në FIFA ”, shkruan ‘Corriere dello Sport’.

Uji Dea

Muajin e kaluar ekipi nga Verona konfirmoi lajmin se ka transferuar Berishës në radhet e veta. Sipas njoftimit të klubit italian, ish portieri i 2 Korrikut kishte nënshkruar kontratë me ta, e cila do të hynte në fuqi nga janari i vitit 2014.

Drejtuesit e Lazios dhe Kalmarit ishin takuar mbrëmë në Romë, por nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për Berishë. Klubi suedez ka konfirmuar se negociatat do të vazhdojnë gjatë kësaj jave.