Fundamenti

Chan dhuron 125 mijë funte për të goditurit nga përmbytjet

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Legjenda e aksionit, Jackie Chan, i ka dhuruar 125.000 funte fondit që ndihmon njerëzit në Tajlandë, të cilët u goditën nga përmbytjet në atë vend (në fund të vitit 2011 dhe në fillim të vitit 2012).

Chan, i cili është ambasador i vullnetit të mirë pranë UNICEF-it, me këtë rast ka vizituar edhe jetimoret që u goditën nga përmbytjet si edhe shtëpitë e pleqve.

KKVITI

“Kur isha duke u rritur kam qenë i varfër dhe disi ia dola të mbijetoj. Tash kam para të mjaftueshme, të cilat mund t’i ndaj me ata që kanë nevojë”, ka thënë aktori. /Telegrafi/