Fundamenti

Çfarë pret bota nga Kerry?

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Franca, deri në Pakistan dhe Kinë, shumë zyrtarë kanë shprehur pritjet e tyre se përvoja e John Kerryt dhe aftësitë e tij diplomatike do të jenë një përparësi, gjatë përballjes së tij me krizat dhe çështjet ndërkombëtare.

Hillary Clinton ka qenë një prej sekretareve më të popullarizuara të shtetit në historinë e SHBA-së. Ajo gjatë katër viteve në funksion ka udhëtuar gati 1 milionë milje, duke u bërë figurë familjare nga Panamaja deri në Pakistan.

Pasardhësi i saj, John Kerry, i cili u aprovua në mënyrë unanime në funksion nga Komiteti i Senatit për marrëdhënie të jashtme dhe u konfirmua nga Senati të mërkurën, ndoshta nuk do ta ketë peshën që ka pasur Clinton. Megjithatë, ai mbi supet e veta ka një përvojë 30 vjeçare në fushën e politikës së jashtme dhe konsiderohet si një prej politikanëve më të aftë amerikan për të ushtruar funksionin e sekretarit të shtetit.

Si i biri i një diplomati amerikan, i cili u rrit duke jetuar dhe udhëtuar në Evropë dhe i cili flet gjuhën frënge, senatori Kerry në vitin 2004 pësoi humbje si kandidat i demokratëve në zgjedhjet presidenciale kundër kandidatit republikan, George W. Bush. Por ai u bë i njohur në gjithë botën, falë punës së tij në Komitetin e Senatit për marrëdhënie me jashtë, të cilin e ka kryesuar katër vjet dhe në të cilin ka shërbyer për 28 vjet.

Në përballjen me problemet më të vështira, liderët botërorë shpresojnë se Kerry është i përgatitur për të ushtruar funksionin e ri.

“Ai konsiderohet si mishërim i politikës tradicionale të jashtme”, thotë Ian Lesser, drejtor ekzekutiv i zyrës në Bruksel në Fondit Marshall.

Një nga sfidat e para me të cilat do të përballet Kerry janë marrëdhëniet e SHBA-së me Pakistan, në momentin kur NATO po përgatitet që të tërheqë forcat nga Afganistani. Për të siguruar stabilitetin e këtij procesi, Pakistani, i cili ndan kufirin me Afganistanin, konsiderohet si një aktor i rëndësishëm.

Njohësit e rrethanave shpresojnë se Kerry do të jetë në gjendje të navigojë marrëdhëniet e vështira të SHBA-së me Pakistanin.

“John Kerry, mendoj unë, është më i pjekur dhe më pozitiv, kur bëhet fjalë për Pakistanin dhe Afganistanin”, thotë një zyrtar pakistanez i sigurisë, i cili deshi të mbetet anonim.

Kerry në vazhdimësi është angazhuar për një qasje më pajtuese ndaj Pakistanit dhe ka theksuar se Islamabadit nuk i janë dhënë meritat e duhura, për shkak të angazhimit në vrasjen e OsamaBin Ladenit.

“Gjëja më e rëndësishme është se Kerry e njeh Pakistanin. Ai ka parë ngritjet dhe rëniet e politikës këtu. Në të vërtetë, ai konsiderohet si mik i Pakistanit”, theksoi Raza Rumi, drejtor i Institutit Jinnah në Pakistan.

KKVITI

Kerry ka të afërm francezë dhe e flet gjuhën frënge, por ky fakt nuk i shërbeu aq shumë në vitin 2004, gjatë zgjedhjeve presidenciale.

“Ajo që nuk i shërbeu në SHBA, do t’i shërbejë 150 për qind në Francë”, thotë Steven Ekovich, i cili ligjëron politikën e jashtme amerikane në Universitetin Amerikan në Paris. Ai thotë se francezët janë tejet të kënaqur për faktin se sekretar i shtetit është emëruar një njeri, i cili ka simpati për Evropën, e në veçanti për Francën.

Mbetët e paqartë se a do të vazhdojë diplomacia amerikane, nën kryesimin e

Kerryt, të mbetet e përqendruar në Azi, siç ndodhi gjatë periudhës së Clintonit. Kriza e parë ndërkombëtare, me të cilën ai do të mund të përballet, mund të dal në sipërfaqe pikërisht në rajon, pasi që Koreja e Veriut është kërcënuar se do të zhvillojë një test bërthamor, duke injoruar kështu vërejtjet e komunitetit ndërkombëtarë.

Sekretari i ri me gjasë nuk do të injorojë as aleancën mes SHBA-së dhe Japonisë, në veçanti duke pasur parasysh grindjen e rrezikshme mes Kinës dhe Japonisë në lidhje me disa ishuj të kontestuar në Detin Lindor të Kinës.

Irani dhe programi i vet bërthamor në mënyrë pothuajse të pashmangshme do të jenë në krye të agjendës së Kerryt.

Kerry javën e deklaruar, gjatë paraqitjes para senatorëve, deklaroi:”Ne duhet të bëjmë aq që duhet të bëhet, për të pamundësuar iranianët që të sigurojnë armë bërthamore”.

Kerry me gjasë do të mund të përballet me një klimë më të favorshme, kur bëhet fjalë për negociatat e ngecura paqësore në Lindjen e Mesme.

Ai ka theksuar se është i përkushtuar për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez.

Thuhet se Kerry planifikon një udhëtim në rajon në shkurt, për të testuar gatishmërinë e dy palëve për të rifilluar negociatat.