UBT

Çfarë po ndodhë me hajnat, operojnë lirshëm, plaçkitje në disa lokale afariste

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në dy ditët e fundit në Gjilan, Viti e Artanë hajnat kanë plaçkitur me forcë disa lokale afariste duke vjedhur arkat e tyre. Hajnat po operojnë lirshëm dhe pa fije frike, madje edhe nën kërcënimin e armëve.

Një vjedhje ka ndodhur në Gjilan, në rrugën “Idriz Seferi”. Ankuesi shqiptar, ka raportuar se derisa ishte i shtrirë në Spitalin Rajonal për trajtim mjekësor dhe pasi që kishte dal nga dhoma, nga persona të panjohur i janë vjedhur dy telefona në vlerë prej 160 €. Rasti i referohet NJHK-së.

Vjedhje e rëndë është shënuar edhe në rrugën “Avdulla Presheva”, ku ankuesi shqiptar ka deklaruar se persona të panjohur, kanë hapur me forcë derën e lokalit të tij afarist, kanë depërtuar brenda dhe kanë vjedhur një arkë me para kesh rreth 100 € dhe cigare të llojeve të ndryshme, duke i shkaktuar dëme në vlerë të përgjithshme rreth 800 €. Rasti procedohet në NJHK.

Vjedhje e rëndë është regjistruare dhe në rrugën “15 qershori” në Gjilan. Ankuesja shqiptare ka deklaruar se persona të panjohur, kanë hapur me forcë derën e lokalit të saj afarist, kanë depërtuar brenda dhe kanë vjedhur para kesh rreth 40€ dhe cigare të llojeve të ndryshme, duke i shkaktuar dëme në vlerë të përgjithshme rreth 100€. Rasti procedohet në NJHK.

Fundamenti

Vjedhje e rëndë është evidentuar edhe në Viti në rrugën “Rexhep Bislimi”.Ankuesi shqiptar raporton se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në dyqanin e tij – farmaci, me ç’rast kanë vjedhur barna të ndryshme në vlere rreth 400 €. Rasti procedohet në NJHK.

Në Artanë ankuesi serb njofton se persona të panjohur me forcë kanë hy në shitoren e tij dhe kanë vjedhur 1 Motosharrë në vlerë rreth 330 €, cigare të llojeve të ndryshme në vlerë rreth 200 €, para të gatshme 100 € dhe 12.000 dinar, ndërsa ia kanë dëmtuar edhe alarmin në vlerë rreth 300 €. Rasti procedohet në NJHK.

Një vjedhje e rëndë është regjistruar poashtu në Novobërdë, në fshatin Prekovc. Ankuesi serb njofton se persona të panjohur me forcë kanë hy në shitoren e tij dhe kanë vjedhur 5 litra alkool 2 paketa me cigare të llojeve të ndryshme, 2 paketa me pashteta Argeta dhe 37 mbushje telefonike të Valës, Ipkos dhe Z-mobile. Rasti procedohet në NJHK

Vjedhje e rëndë prapë në Novobërdë, në fshatin Prekovc. Ankuesi serb njofton se persona të panjohur me forcë kanë hy në shitoren e tij dhe kanë vjedhur cigare të llojeve të ndryshme, 4 mbushje telefonike të Valës, 2 kasetofona të veturës, 4 zinxhirë të motosharrës dhe 5000 dinar. Rasti procedohet në NJHK./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.