Hidromorava

Çfarë është thënë për Zahirajt dhe çfarë paralajmëronte Rexhep Tahiri

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Rexhep Tahiri ishte banori i fundit që e braktisi lagjen e Zahirajve. Ai kishte paralajmëruar me kohë se nëse nuk investohet në rregullimin e rrugës dhe nëse nuk ndihmohen ata pak banorë Zahirajt do të shuhen. Dhe vërtet kështu ndodhi, tani Lagja e Zahirajve është e braktisur dhe e pabanueshme.

Rexhep Tahiri ishte banori i vetëm aktiv që jetonte për ballë ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe. Ishte i vetmi që foli hapur për Zahirajt dhe mbrojti hapur teorinë se Zahirajt janë pjesë e Kosovës. Asnjë qeveri lokale pothuajse nuk është marrë me problemin e Zahirajve.

Rexhep Tahiri jetonte me ato kushte që kishte atje, por ai rrezikonte shumë. U bënte ballë edhe provokimeve të ushtrisë serbe, vetëm që rezistenca e tij të kuptohej se aty është tokë e Kosovës.

Por, shpresat e Rexhep Tahirit u shuan në momentin kur asnjë qeveri komunale e qendrore nuk u morr seriozisht me kërkesën e tij që të ndihmohet e përkrahet ai dhe ata pak banor atje.

Tani Zahirajt si lagje janë shuar dhe në kujtesë kanë mbetur vetëm ato momente që Rexhep Tahiri i ka përjetuar me familjarët e tij përballë xhandarmërisë serbe.

Çfarë dihet për Zahirjat dhe pse u injorua me vite problemi i saj. Edhe pse Lagja e Zahirajve gjithmonë ishte pjesë e Kosovës ajo pas luftës ka mbetur si pjesë kontestuese dhe realisht shteti i Kosovës nuk ka pasur qasje asnjëherë.

Uji Dea

Zahirajt ishin pjesë territoriale e Kosovës, por pas luftës hartat e KFOR-it dhe bisedimet e Kumanovës e lanë brenda kufijve artificial të Serbisë.

Tash pas 19 vitesh Zahirajt që tashmë e kanë braktisur fshatin nuk i ka vizituar askush. Dikur ishte Pajazit Zahiri dhe Rexhep Tahiri që bënin roje në atë lagje, e ka tri vite që edhe ata pothuajse janë shpërngulur.

Rexhep Tahiri i cili tashmë jeton në Gjilan thotë se është detyruar që ta braktisë fshatin. “Nuk na donte askush dhe nuk na përkrahte askush. Komuna e Gjilanit nuk investonte dhe nuk na përkrahte. U detyrova që ta braktisë vendlindjen nga kushtet e rënda dhe nga provokimet e xhandarmërisë” shprehet ai.

“Unë e di që Zahirajt janë problem politik dhe realisht edhe tejkalon nivelin komunal, por të paktën me pak investime Komuna e Gjilanit duhet të tregoj se nuk e kanë harruar trungun e saj. Po t`i kishim pranuar kushtet e Serbisë, sot Zahirajt do të kishin të gjitha kushtet. Ne nuk kemi pranuar dhe nuk do të pranojmë asnjë investim që vjen nga shteti serb. Kam pasur shumë shpresa se Komuna e Gjilanit, meqë posedon tërë dokumentacionin kadastral do ta zgjidhë çështjen e rregullimit të rrugës e cila nuk ka më shumë se dy kilometra” shprehet Tahiri.

Tahiri nga Zahiraj thotë se modeli që pritet ta aplikojë KFOR-i dhe ushtria serbe në Karaqevë duhet të vlejë edhe për lagjen e Zahirajve.”Ne padrejtësisht jemi futur në kontestin kufitarë me Serbinë, edhe pse gjithmonë Zahirajt kanë qenë pjesë e Kosovës. Të gjitha tatimet dhe obligimet komunale i kemi paguar dhe i paguajmë në Gjilan”shprehet ai.

Lagja e Zahirajve para luftës ka pasur 10 shtëpi. Problemin kryesor ata e kanë se rreth 150 hektar tokë u ka mbetur përgjithmonë në pjesën e Serbisë, kurse shtëpitë e tyre ende figurojnë në hartat e KFOR-it dhe hartat serbe si pjesë të Preshevës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.