Eko Higjiena

Çfarë është mpirja e kokës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Dhimbja e kokës e shkaktuar nga konsumimi i gjërave të ftohta, e njohur gjithashtu si “ngrirja e trurit” apo dhimbja e kokës e stimuluar nga i ftohti, është një dhimbje koke që disa njerëz e pësojnë kur konsumojnë një ushqim apo një pije të ftohtë shumë shpejt.

Dhimbja zakonsht ndihet në pjesën e ballit apo të dy tëmthave, dhe në shumicën e rasteve nuk zgjat më shumë se pesë minuta.

Shkaku i kësaj dhimbjeje është i debatueshëm, por shumica e ekspertëve besojnë se fillon kur një substancë e ftohtë prek pjesën e sipërme të gojës apo pjesën e pasme të fytit, dhe shkakton që enët e vogla të gjakut në ato zona të ngushtohen dhe pastaj të zgjerohen shumë shpejt.

Receptorët e dhimbjes afër enëve të gjakut e ndjejnë parehatinë dhe dërgojnë mesazhe nëpërmjet fibrave nerovore të vogla në një nerv më të madh (nervi trigeminal), që pastaj i çon këto mesazhe në tru. Nervi trigeminal mbart gjithashtu dhe sinjalet e dhimbjes nga fytyra.

Truri i lexon ndjesitë e stimulit të ftohtë sikur vijnë nga koka në vend të gojës, një fenomen që quhet dhimbje e referuar.

Fundamenti

Dhimbja e stimuluar nga i ftohti është e zakonshme dhe ndodh në 30% deri në 40% të njerëzve që zakonisht nuk kanë dhimbje koke.

Simptomat janë të padëmshme dhe nuk janë shenjë e ndonjë sëmundje të fshehur, edhe pse shumë ekspertë besojnë se këto dhimbje janë më të shpeshta në personat që vuajnë nga migrena.

Meqënëse dhimbjet e kokës nga konsumimi i gjërave të ftohta janë kaq të shkurtra, ato janë të veshtira për t’u studiuar dhe nuk ka një konsensus se si mund të ndalen.

Shumica e njerëzve kanë metodat e tyre, më e shpeshta prej tyre është të rrotullosh gjuhën dhe të prekësh me pjesën e poshtme të saj, pjesën e sipërme të gojës.

Mënyra më e mirë për të parandaluar dhimbjet e kokës është që ushqimet e ftohta të konsumohen shumë ngadalë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.