RCCOLA

Çfarë dëshmoi Deli Hyseni për masakrën e Llashticës?

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Deli Hyseni ka lënë dëshmi e deklarata të shumta rreth masakrës që u krye më 30 prill 1999. “Nuk kam forcë as guxim që të flas për atë tragjedi. Është një emocion i madh që kur flas mezi përmbahem. E kam parë vdekjen me sy, kam parë se si vdiqët për së gjalli, kam parë sesi njeriu është më i fortë se guri”. Dhe këto fjalë e këto rrëfime loti të Deli Hysenit tregojnë për vrasjen e 13 shqiptarëve në shtëpinë e Rifat Shabanit.

Realisht të gjithë dëshmitarët më të rëndësishëm të masakrës së Llashticës, pa dëshirën e tyre ndodhen jashtë Kosovës. E dhimbshme është historia e Deli Hysenit dëshmitarit kryesor i cili në mungesë të përkujdesjes nga ana e institucioneve shtetërore detyrohet të shkojë ilegalisht në Francë për tu shëruar nga plagët dhe traumat e luftës.

Megjithatë, Deli Hyseni ka lënë dëshmi e deklarata të shumta rreth masakrës që u krye më 30 prill 1999. “Nuk kam forcë as guxim që të flas për atë tragjedi. Është një emocion i madh që kur flas mezi përmbahem. E kam parë vdekjen me sy, kam parë se si vdiqët për së gjalli, kam parë sesi njeriu është më i fortë se guri”. Dhe këto fjalë e këto rrëfime loti të Deli Hysenit tregojnë për vrasjen e 13 shqiptarëve në shtëpinë e Rifat Shabanit.

Deliut i kujtohet ora kur paramilitari rom e qëllon të parin babanë e tij. “ Romi e qëlloi në syrin e djathtë babën dhe vazhdoj t`i vras të gjithë me radhë i ndihmuar edhe nga një serb”.

Mobi Casa

Deliun e godet plumbi në fyt dhe i humbet vetëdija. Sërish e përballon këtë skenë dhe arrin të dalë nga tymi e flaka. “E kam parë me sy sesi digjej nënë Ajshe . Ajo dha shpirt në duart e mija. E kam parë me sytë e mi Feriz Shabanin teksa po jepte shpirt për së gjalli. Është karbonizuar në krahët e nënës së tij Zijaverës”.

Deliu ka thënë se paramilitari që ishte rom pas vrasjes së babait e ka ekzekutuar vëllain Fazliun, kushëririn Rifatin, pastaj Xhavitin. “Unë isha goditur me plumb në qafë dhe jam alivanosur. Pas gjysmë ore kam parë se i kanë ekzekutuar të gjithë me nga një plumb, kurse Ymerit i thanë se ty nuk po të vrasim, ty po të lamë me vuajt për tërë jetën” citon fjalët e paramilitarit Deliu.

Kjo është dëshmia e Deli Hysenit, njeriut që pa gjithçka dhe madje edhe buldozerin që erdhi nga Pasjani për të rrafshuar tërë vendin e krimit. Por deklaratën e Deliut nuk e ka dëgjuar asnjë prokuror, asnjë polic hetues. E dhimbshme gjithsesi kjo heshtje./rajonipress/