UBT

Çfarë bëjmë gabim kur lajmë dhëmbët?

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Larja e dhëmbëve është një rutinë e përditshme që e kemi bërë kaq shumë, saqë harrojmë të pyesim veten nëse i dimë të gjitha rregullat.

Rezulton se ne ende bëjmë shumë gabime kur lajmë dhëmbët.

Larja e duhur e dhëmbëve

Pyetja e parë që lind është nëse duhet të lajmë dhëmbët para apo pas kafjalli? –

Larja e dhëmbëve i çliron ata nga shtresat dhe bakteret. Nëse konsumoni ushqime dhe pije të tharta, si bukë e thekur, kafe dhe agrume, duhet të shmangni larjen e dhëmbëve për të paktën 30 minuta pas ngrënies.

Kur lani dhëmbët menjëherë në mëngjes, ju përshpejtoni prodhimin e pështymës, e cila ndihmon ushqimin të shpërbëhet dhe kështu vret bakteret e dëmshme në gojë, – shpjegon dentistja Rhona Eskander, shkruan The Sun, përcjell Telegrafi.

FIDANISHTJA

Mënyra se si mbahet furça e dhëmbëve është shumë e rëndësishme për ruajtjen e duhur të shëndetit të dhëmbëve.

Dentistja tregon se duhet mbajtur në një kënd prej 45 gradësh, në mënyrë që gjysma e furçës të mbështetet në mishrat e dhëmbëve dhe gjysma tjetër në dhëmbë, ndërsa fijet e furçës duhet të jenë gjithmonë të kthyera drejt mishrave të dhëmbëve.

Presioni

Shumë njerëz mendojnë se sa më shumë që shtypin furçën, aq më mirë do të lajnë dhëmbët. Megjithatë, sekreti nuk është në këtë, por krejt e kundërta. Larja e tepërt mund të dëmtojë dhëmbët.

Larja e gjuhës

Larja e gjuhës neglizhohet nga shumë ose bëhet gabim. Dentisti thotë se edhe gjuha mund të jetë përgjegjëse për erën e keqe të mëngjesit, ndaj çdo herë që lani dhëmbët duhet të pastroni, me lëvizje poshtë-lart. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.