RCCOLA

Çezma e Lutës moti ka shterë, për pikë

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Nuk ka përgjigje që nuk marrë LDK, në kërkesat e saja zyrtare, kujtdo që iu është drejtuar nga institucionet e Komunës, e tjetër gjë është a i pëlqejnë ato përgjigje apo jo.

Ndaj akuzave të Lutfi Hazirit të bërë në konferencën e rregullt ndaj pushtetit komunal, ka reaguar zyra për informim e Kuvendit Komunal. Shefik Surdulli përgjegjës i zyrës për informim tha se ndaj, kërcënimit me bojkot të seancave të KK, ankesave nëpër gjykata e institucionet e qeverisë, protestat, e të tjera marifete të Lutfi Hazirit, neve aspak nuk na shqetësojnë, sepse qeverisja jonë mirë po shkon, është shumë transparente dhe po respektohet ligji.

“Ata që janë të thirrur, me shumë kompetencë kanë thënë dhe po thonë në vazhdimësi se Komuna e Gjilanit, në shumë segmente të qeverisjes, është lidere nga komunat tjera. Ata po e thonë këtë, jo ne! Madje, me grantet nga shpërblimet dhe mirënjohjet për mirëqeverisje, po investojmë në të mirë të qytetarit. Kjo shihet çdo ditë dhe kudo, natyrisht për ata që kanë sy e nuk janë “verbuar” si Luta” ka thënë Surdulli.

Sipas tij qytetari gjailanas, aspak nuk po hamendet për besimin që i ka dhënë këtij lidershipi te Partisë Demokratike të Kosovës, në krye me Qemajl Mustafa, për ta qeverisë Komunën, ngase ai e di cila ka qene LDK në qeverisjen shtatëvjeçare dhe cila është tash PDK në qeverisjen katërvjeçare. Dallim shumë i madh zoti Haziri, kah ta sillesh… T`i kemi thënë shumë nga ato marifete tuajat e të LDK-se, por kemi akoma shumë për të thënë se, modeli më i keq i qeverisjes keni qenë ju bashkë me partinë tënde dhe kjo bindje tashmë është çimentuar te qytetarët tanë të cilët nuk mashtrohen kollaj me përrallat e të shtunave dhe ju duhet shumë kohë për t’u përmirësuar.

Surdulli e kë përkujtuar Hazirirn që shikon modelin e komunave tjera, fqinje, si Ferizaj dhe Kaqaniku, kah u drejtuan qytetarët, kujt i (ri)besuan dhe pse! Kështu do ta keni edhe një kohë të gjatë ju zoti Haziri edhe në Gjilan.

“Ne nuk ju kemi fyer asnjëherë zoti Haziri, por ç’faj ju kemi ne kur akoma po jetoni me të kaluarën dhe jeni me vaj në buzë dhe s’po e kuptoni se s’po e kuptoni dot se juve ju kanë dënuar ligjet e demokracisë, ju kanë dënuar qytetarët për atë që kurrë nuk e bëtë që ishte interes i tyre, por shikuat vetëm interesin tuaj personal, te farës e fisit dhe te militantëve të partisë”.

KKVITI

Madje Surdulli ka thënë se pikërisht koha e Lutës e ka stërmbushur administratën komunale me njerëz të partisë , në të shumtën me kriter partiak duk ie larguat nga puna “të papërshtatshmit”. “Ndërsa ne nuk e bëmë ketë, nuk i qitëm njerëzit nga puna në rrugë me ua tha gojën familjeve të tyre, madje disa syresh edhe avancuam ani se ishin të LDK-se”.

Për të mos mbetur keq me shërbime profesionale, ne morëm në punë me kontratë, profesionist të fushave të ndryshme shumë të nevojshëm për komunën.

Ndërkaq sa i përket raportit të auditorit të pavarur, ligji i auditimit të brendshëm i cakton qartë linjat raportuese .Komuna i ka kryer të gjitha obligimet ndaj operatorëve ekonomik sipas kontratave për investime kapitale, ndërsa manipulon me mjetet që i ka tërheq Gjykata e që nuk janë borxhe të kësaj qeverie, por të pushtetit të paraluftës që është rezultat i mosshpronesimit nga koha e Serbisë (1994) për rrugën transite, dhe prej atëherë nuk është bërë shpronësimi i pronarëve të tokave.

Dhe Luta me partinë e tij sa ishte në pushtet, nuk ka bërë asnjë përpjekje që kjo qeshtje të adresohet saktë dhe drejt. Ne në vitin e kaluar kemi bërë elaboratin komplet dhe e kemi votuar në Kuvend si interes publik dhe të njëjtin e kemi dërguar në Qeveri në MEF për ta nisë procesin e shpronësimit pasi kjo rrugë është e nivelit regjional dhe bie në domen të Qeverisë.

Komunës padrejtësisht i janë marrë këto mjete dhe jemi të sigurt që Qeveria do t’i kthej komunës këto mjete. Pra, këto janë manipulime të Lutfi Hazirit dhe nuk i han pazari ka përfunduar Surdulli./rajonipress/