ARKATANA

‘Cesari’ braktis ministrin Ferid Agani

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministrit të Shëndetësisë Ferid Aganit, po i ikin këshilltarët e tij. Burime të gazetës Tribuna kanë thënë se është Kastriot Bujupi, njëri prej këshilltarëve politikë të Ferid Aganit, ai që ka kërkuar nga ministri t’ia aprovojë dorëheqjen. Arsyet e dorëheqjes së Bujupit, sipas të njëjtave burime, ndërlidhen me një varg parregullsish në Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe pabarazinë e trajtimit brenda kësaj ministrie.

Tutje, burimi i afërt me kabinetin, ka cituar Bujupin se “në pamundësi të parandalimit të krimit, nuk do të bëhej pjesë e tij”. Ndryshe, 24-vjeçari, Kastriot Bujupi, kishte ardhur këshilltar i Aganit, pas përfundimit të shkollimit të tij, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

FIDANISHTJA

Por, të hënën, pavarësisht insistimit të gazetës, as ministri i shëndetësisë Ferid Agani e as Kastriot Bujupi, këshilltar i tij në dorëheqje, nuk e kanë komentuar kërkesën për largim.

Ndërkohë, burimi i gazetës ka thënë se të martën do të ndodhë një takim mes Aganit dhe Bujupit, ku ata do t’i sqarojnë të gjitha gjërat…(Tribuna).