RCCOLA

Certifikohet stafi komunal për çështje sociale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan -Zyrtarët e drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe të drejtorisë së Financave të komunës së Kamenicës kanë ndjekur trajnimin për aftësimin e tyre në lëmin e çështjeve sociale.

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Fehmi Kastrati ka thënë se është zhvilluar projekti për decentralizimin e shërbimeve sociale në Kosovë, që u financua nga DFID-i i Mbretërisë së Bashkuar, si dhe nën përkrahjen e Ministrisë Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrisë Financave, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Ai tha se ky projekt kishte për qëllim aftësimin e stafit komunal të çdo komune të Kosovës për shërbime sociale. Në programin trajnues morën pjesë ekspert vendor dhe ndërkombëtar të shërbimeve sociale.

Kastrati tha se nga komuna jonë në këto trajnime morën pjesë dhe u certifikuan, Fehmi Kastrati, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Naser Hashani, zyrtar kryesor financiar, Kimete Kryeziu, udhëheqëse e shërbimeve sociale dhe Shaban Hashani, zyrtar financiar .

Uji Dea

Me keq ardhje, Naser Vokshi, ish drejtor i QPS, për shkak të vdekjes së papritur, para ca kohësh nuk arriti të i mbaroj të gjitha modulet dhe të certifikohet.

Kjo paraqitje e Planifikimit Buxhetor-2013, u vlerësua lart dhe shumë profesional edhe nga eksperti ndërkombëtar të shërbimeve sociale Laurie Joshua. Projekti u zhvillua në 5- module, kurse nga secila komunë ishin të ftuar nga 5- përfaqësues.

Në ditën përmbyllëse , në emër të grupit të zyrtarëve të komunës tonë, Planifikimin e Buxhetit për vitin 2013 për shërbime sociale për komunën tonë, të përgatitur nga grupi komunal, para të pranishmëve (me anën e video projektorit në kohëzgjatje 20 min.) e ka paraqitur Kimete Kryeziu, udhëheqëse e shërbimeve sociale në QPS./rajonipress/