ARKATANA

Certifikata mirënjohjeje për mësuesit e diasporës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministri i Arsimit Republikës së Shqipërisë në Korçë ka shpërndarë certifikata mirënjohjeje për mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë.

Seminari i tetë mbarëkombëtar me drejtues dhe mësues të gjuhës shqipe të diasporës zhvilloi punimet për katër ditë me radhë /30 korrik -2 gusht 2012/ në qytetin e Korçës.

Mësuesit e gjuhës shqipe kanë shkëmbyer ide dhe përvoja didaktike midis tyre në funksion të një mësimdhënie sa më cilësore. Seminari ishte organizim i përbashkët i Ministrive të Arsimit të Shqipërisë dhe të Kosovës.

ARKATANA

Në ditën e fundit të seminarit në Korçë Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj ka shpërndarë certifikata mirënjohjeje për mësuesit vullnetar. Ministri Tafaj ka vlerësuar punën e mësuesve si vendimtare dhe të pa zëvendësuar për fëmijët e emigrantëve. Shkollimi i tyre është përcaktues për procesin integrues të vendit ka theksuar ministri Tafaj.

Natyrisht diaspora ka edhe një rol të jashtëzakonshëm, në atë që ne mund ta quajmë marketing për Shqipërinë, për Kosovën, për trojet shqiptare për ta prezantuar botën shqiptare në vendet ku jetojnë. Por që ky potencial të rritet të zhvillohet më tej, është shumë i rëndësishëm integrimi i vet diasporës në vendet pritës ka thënë Tafaj.

Në seminar morën pjesë 100 mësues nga vende ku mbahet mësimi plotësues i gjuhës shqipe Zvicra, Gjermania, Greqia, Suedia, Italia, Austria etj.(albinfo.ch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.