GRANDEMALL

Cernica: PO koalicionit të LDK’së…bashkë me Gumnishtën, Kravaricën e Vrapqiqin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kandidatët për deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan po mbështeten në mënyrë madhështore nga qytetarët gjithandej territorit të komunës. Një pritje të tillë ata e kanë gjetur sonte në Cernicë, ku simpatizantët e shumtë i thanë një PO të madhe koalicionit të LDK’së, së bashku me Gumnishtën, Kravaricën e Vrapqiqin.

“Jemi në një fazë kur duhet t’i qartësojmë hesapet me konkurrentët tanë politik. Në mejdan politik kemi me dalë dhe kemi me ia kallxue vendin, njësoj sikur para tre vjetëve. LDK në Cernicë asnjhëherë nuk ka qenë partia e dytë. Për 27 vjet me radhë, jeni gjithmonë të parët. Me besim në Zot, famije e atdhe, do të fitojmë në mënyrë madhështore”, u shpreh kryetari i Degës dhe nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri.

Ndërkaq, duke iu drejtuar të pranishmëve, kandidatja e LDK-së për deputete, Lirije Kajtazi tha se vetëm LDK e orienton drejtë dhe e përparon Kosovën. “Qysh e kemi mposhtë PDK në Gjilan, në krye me Lutën, ashtu edhe kemi me mposhtë PDK në nivel qendror”, tha ajo.

ARKATANA

Kandidati tjetër, Imet Rrahmani, tha se LDK për këto vite ka dëshmuar se mund të punoj drejt, në përputhje me ligjin, duke shtuar se programi i LDK’së garanton zhvillim, prosperitet dhe jetë më të mirë për qytetarët.

Ndërkohë, kandidatja tjetër e LDK’së nga Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi theksoi se me përkrahjen e burrave dhe grave do të dalim suksesshëm më 11 qershor. Ajo ka ftuar të pranishmit që të lobojnë derë më derë për një Kosovë europiane, përderisa Isa Agushi ka deklaruar se LDK meriton votën e qytetarëve sepse është e vetmja parti shtetëformuese, që e çon Kosovën përpara.

Në fund, kandidatja nga radhët e koalicionit, Labinotë Demi Murtezi Kërkoj mbështetjen e qytetarëve më 11 qershor, që të punojmë drejt dhe me një të ardhme prosperuese për fëmijtë tanë. “Unë nuk dyshoj që ju e keni nda mendjen për ta mbështetur Avdullah Hotin për kryeministër dhe koalicionin e Shpresës”, tha ajo thuhet në komunikatën e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.