Cërnica, Kravarica, Gumnishta e Vrapqiqi të bashkuar kundër qeverisjes autokratike

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Pritje e jashtëzakonshme është rezervuar sot për fituesin e zgjedhjeve të 3 nëntorit Lutfi Hazirin nga fshatrat Cernicë, Kravaricë, Gumnishtë e Vrapqiq, të cilët me tubimin e madh të përbashkët vulosën fitoren kolosale më 1 dhjetor.

Përfaqësuesit e këtyre nëndegëve deklaruan se edhe këto ditë që kanë mbetur do të punojnë që ta bëjnë fitoren sa më të madhe më 1 dhjetor.

Duke iu drejtuar qindra njerëzve që e kishin bërë madhështorë këtë tubim, njeriu që e ktheu shpresën në Gjilan, Lutfi Haziri, falënderoi të gjithë qytetarët që votuan kaq masovikisht më 3 nëntor, përderisa shprehu bindjen se më 1 dhjetorë gjilanasit do ta thyejnë edhe një rekord të mbështetjes së fuqishme për LDK-në.

“Faleminderit që keni ardhur kaq masovikisht në këtë tubim. Më 1 dhjetor do të dalim në mënyrë edhe më plebishitare, për të konfirmuar dhe betonuar fitoren, e cila ka qenë madhështore më 3 nëntor. Faleminderit për besimin e kthyer në LDK, që na ka munguar 6 vjet. Tashmë, jemi unifikuar dhe rreshtuar si ushtarë, për ta ruajtur rugovizmin. Do të dalim fitues ndaj kësaj mënyre të qeverisjes aziatike, që i ka krejt dispozitat e qeverisjes autokratike. Fitoren e LDK e kanë bërë populli dhe 20 mijë vota janë të shenjta dhe do t’i ruajmë si të shenjta”, tha kryetari Haziri.

Uji Dea

Fituesi i zgjedhjeve të 3 nëntorit rikonfirmoi se LDK do t’i kryej të gjitha punët që ka premtuar për këto fshatra, ndërsa foli për dy punët e mëdha që do të bëjë këtë javë bashkërisht me qytetarët.

“Dy punët e mëdha që i kemi këtë javë janë: e kemi shpallë javën e Flamurit kuq e zi, në prag të 101 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, flamurit të Ibrahim Rugovës dhe kjo festë u dedikohet të gjithëve, atyre nënave që kanë mbetur pa burra, e pa fëmijë me përkushtim do t’i gjunjëzohemi atyre për këtë sakrificë që ne ta gëzojmë lirinë. Do të bashkohemi në palestër për ta përmbyllur suksesshëm fitoren e LDK-së. Detyra e dytë e madhe është dalja e madhe sërish në mënyrë plebishitare më 1 dhjetor”, është shprehur kryetari Haziri.

Kandidati i LDK-së Lutfi Haziri ka deklaruar se qytetarët më nuk frikësohen prej shantazheve, presioneve me lista e me letërnjoftime, pasi hijet tashmë janë larguar më 3 nëntor.

“Ai kujdestari ka filluar të punojë natën, me nxi naj trohë asfalt, po unë i them se vota nuk do të ketë prej qytetarëve. Ato janë para të qytetarëve, jo të tij. Ky kujdestar punët është dashur t’i kryej para 4 vjetëve sepse ai presion e shantazh nuk vlen më te qytetarët. Nuk ka mundësi më të bëjë shantazhe ndaj njerëzve për vende të punës. Presionet me lista, me letërnjoftime, me maxhe e me para nuk pinë ujë më. Hijet, jabanxhinjtë dhe çadrat e tyre janë larguar më 3 nëntor”, përfundoi kryetari i Gjilanit njofton dega e LDK-së në Gjilan./rajonipress/