UBT

Çerçive fati

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Poezi nga Demush Mehmeti

Ti truall ngopur me të miat varre me timen dhimbje
Oazë lotësh rrjedhë e virgjër
Kuptim buzëqeshjesh
Vatër djepash
Zingjir i pakëputur brezash

Tokë vargmalesh prej grimcash dheu
Shtres terin dhe e plleshme
Melodi kënge dhe vaji
Çerçive fati

FIDANISHTJA

O vend i etjeve shtrirë në hartë dashnie
Sakrificë dhe rilindje
Lagur me shi reshje skëterre
Lumë në vete

Bërthamë zjarri
Taban gur
Me emrin tim ngulitur flamur

Vend shtrat i jetës dhe i vdekjes
Muzë e ngrohtë vargu
Forcim vullneti
Agim i ri shpresë zgjimi
S’të dua kuvli për më të mirën ëndrrën time

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.