GRANDEMALL

Celina rrëfen ditët e kaluara me yjet e Cityt

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga U-19 e direkt në ekipin e parë të Manchester Cityt. Për disa ditë, talenti kosovar u stërvit nën urdhrat e Manuell Pellegrinit, derisa të dielën ishte në bankinë në takimin e FA Cup të fituar 2:1 ndaj Sheffield Wednesday.

Në një intervistë për Arenën, 18-vjeçari nga Prizreni, thekson se priste të bënte debutimin me kampionët e Anglisë. “Ishte ndjenjë shumë e mirë. Dëshiroja të luaja, por ndoshta do të më jepet rasti herën tjetër”, thotë ai duke shtuar: “Jam mirënjohës për mundësinë që më dha trajneri të ulem në bankinë. Puna e bërë deri më tani po më paguhet”.

Ai u stërvit bashkë me yjet tjerë, për të cilët thotë se i ndihmuan goxha shumë, pa dashur të përmend emra. “Ata më motivonin edhe më shumë, sepse unë e mbaja nivelin e njëjtë në përgatitje. Ata më ndihmonin të punojë edhe më shumë për t’u bërë edhe më i mirë se krejt ata, por natyrisht ishte nder i madh të stërvis me ta”, shtoi mesfushori sulmues i Përfaqësueses së Kosovës.

GRANDEMALL

Celina thekson se të gjithë bashkëlojtarët e tij, e dinë prejardhjen e tij. “Po, ata e dinë që unë vijë nga Kosova. Synimi im është të vazhdoj të punojë shumë dhe të mos lëndohem. Të tjerat do të vijnë me kohë”.

Celina më parë ka luajtur me grupmoshat e reja të Norvegjisë, kurse vitin e kaluar debutoi me Përfaqësuesen A të Kosovës. Ai ka të drejtë të luajë për Shqipërinë. “Askush deri më tash nuk më ka kontakuar nga Shqipëria”, u shpreh Bersanti. (K.K.)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.