UBT

Celina ftohet nga Norvegjia

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Bersant Celina vlerësohet futbollisti më premtues i përfaqësueses së Kosovës. Por 18-vjeçari në fillim të shtatorit do të bartë fanellën e një vendi tjetër. Celina, që është pjesë e klubit të madh anglez Manchester City, është ftuar nga U-21 e Norvegjisë.

Lista e futbollistëve të ftuar nga U-21 të Norvegjisë për ndeshjen e 7 shtatorit kundër Anglisë është publikuar të martën.

Ndërkohë përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, ka konfirmuar se Celina do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Norvegjisë, shkruan sot Koha Ditore.

KKVITI

Celina aktualisht është pjesë e ekipit rezervë të Manchester Cityt. Por në këtë skuadër vlerësohet me të ardhme. Ai është rritur në Norvegji dhe ka luajtur për U-15, U-16 e U-17 të këtij vendi, para se t’i bashkohej përfaqësueses A të Kosovës vitin e kaluar. Ai ka debutuar tashmë për Kosovën dhe vlerësohet pjesë e rëndësishme e saj.

Por mediumet norvegjeze që nga viti i kaluar kanë shkruar vazhdimisht për një kthim të Celinës te Norvegjia, duke ushtruar njëkohësisht presion te lojtari dhe te federata norvegjeze. Ishin paralajmëruar edhe negociata për kthimin e tij dhe tani ai mori ftesë nga U-21…(

http://koha.net/?id=6&l=72212

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.