ARKATANA

Celina fiton çmimin e golit më të bukur te Man City, nuk luan për Kosovën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Talenti kosovar, Bersant Celina, ka fituar çmimin për golin më të bukur te Manchester City U18, të shënuar ndaj Blackburn Rovers. E, këtë çmim Bersanti e mori si i lënduar dhe kësisoj ai do të mungojë për Kosovën në ndeshjet ndaj Turqisë dhe Senegalit.

Supertalenti kosovar, Bersant Celina, ka arritur ta fitoj një çmim tejet të çmuar te skuadra e tij, Manchester City.

Akademia e kësaj skuadre ka ndarë çmimet për lojtarët më të dalluar të stinorit, teksa Bersantit i ka takuar çmimi për golin më të bukur të stinorit për skuadrën U18, gol i shënuar ndaj Blackburn Rovers.

UBT

E, këtë çmim Bersanti e morri i lënduar dhe kësisoj ai nuk do të jetë i gatshëm të luaj as për Përfaqësuesen e Kosovës ndaj Turqisë dhe Senegalit.

Celina u ftua me Kosovën në sfidën ndaj Haitit, mirëpo nuk pati minutazh në atë ndeshje.