Uji Dea

Çeku: Jemi më të besueshmit

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës e ka prezantuar një broshurë rreth punës së departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak përgjatë gjithë viteve prej themelimit të kësaj force në vendin tonë.

Ministri Agim Çeku si dhe Komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati e çmuan lartë punën e pjesëtarëve të kësaj force si dhe projektet që i kanë realizuar deri më tani.

“FSK-ja është një nga tregimet më të suksesshme të Kosovës së pavarur, u dëshmua edhe sivjet në një hulumtim të shoqërisë civile dhe rezultoi si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Kosovë çka neve na imponon, na bën të ndjehemi mirë, por edhe na obligon që këtë renome ta ruajmë, ta fuqizojmë dhe mendoj që këtë e kemi merituar me shumë gjëra që i kem i bërë në FSK dhe jemi duke i bërë. FSK-ja është tregim i suksesit sepse gjithmonë ka punuar në bazë të objektivave, synimeve, qëllimeve, parimeve që kanë qenë të qarta nga unë e deri te ushtari i fundit çka kërkohet nga FSK, qysh duhet të jetë. Një ndër parimet kryesore në të cilat udhëhiqet FSK-ja, punon FSK-ja, është në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim as etnie, as gjinie, as përkatësie fetare, racore etj. Në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Kurse, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, tha se trupat e FSK-së, gjithnjë kanë qenë afër qytetarit duke i ndihmuar ata me shumë projekte.

“Një prej detyrave të FSK-së krahas zhvillimit të saj profesional ka qenë edhe zbatimi i objektivit të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës që FSK me këto projekte, me pjesëtarët e vet, me batalionin gjenius që të jetë sa më afër qytetarit për të kryer ato projekte të cilat janë në dobi të tyre. Unë vetëm shkurtimisht do t’i kisha përmend që këtë vit kemi bërë projekte për të gjitha komunitetet, kemi ndërtuar ura, kemi ndërtuar rrugë, kemi qenë afër shkollave, afër gjithë komuniteteve me aftësi të kufizuara, në mbështetje të projekteve tjera që kanë qenë të nevojshme për të treguar që FSK është forcë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai.

Eco Higjiena

Ndërkohë, Enver Dugolli, i cili edhe e prezantoi broshurën e përgatitur me projektet e Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak, tha se FSK do të vazhdoj edhe më tutje që të jetë punoj për qytetarët.

“Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak është derë e hapur gjithnjë për qytetarët, për kërkesat e tyre, për hallet e tyre. FSK me asetet e veta që i ka nuk ka hezituar asnjëherë që këto kërkesa të shumta të qytetarëve ti prioritizoj dhe të bashkëpunoj me ta në realizimin e tyre. Marrëveshjet e bashkëpunimit me institucione, institucionet qendrore, lokale, komunale dhe institucionet e arsimit të lartë”, ka theksuar ai.

Dugolli përmendi shumë projekte të cilat i kanë realizuar trupat e këtij departamenti të FSK-së si operacionet e FSK-së gjatë vërshimeve në Shkodër, shpëtimi i 5 vjeçare Amstera Reka nga orteku i borës etj.

Në broshurë janë paraqitur vetëm projektet e Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak të FSK-së, derisa u tha që FSK ka shumë më shumë projekte me të cilat ka kontribuuar në vendin tonë./express/