Hidromorava

Çeku e Mustafa shënojnë ditën e tokës duke mbjellur fidanë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Qemajl Mustafa i shoqëruar edhe nga Agim Çeku, Kadri Kastrati, pjesëtarë të FSK-së, KFOR-it amerikan, nxënës të shkollave të Gjilanit, Agjencioni pyjor i Kosovës, kompania Ecohigjiena mori pjesë në mbjelljen e 3000 fidanëve në fshatin Malishevë të Gjilanit. Çeku e Mustafa për nder të ditës së tokës mbollën fidanë dhe apeluan që të kujdesen për një mjedis më të pastër.

Në fshatin Malishevë të Gjilanit të hënën ishte ditë pune. Jo vetëm banorët e këtij fshati, nxënës, qytetar e pjesëtar të FSK-së, KFOR-it amerikan merrnin pjesë në shënimin e ditës ndërkombëtare së tokës. Në këtë ditë i pranishëm ishte edhe Qemajl Mustafa i shoqëruar edhe nga ministri i FSK-së Agim Çeku e Kadri Kastrati.

Qemajl Mustafa me rastin e ditës së tokës tha se është përzgjedhur kjo fushë sepse ka hapësirë të mjaftueshme dhe ardhja e ministrit Çeku dhe e jona këtu ka një mesazh të vetëm që të mbajmë një ambient të pastër ashtu siç janë të pastër tradicionalisht shqiptarët.

Mustafa tha se jo vetëm këtë vit, por edhe viteve tjera Komuna që ai drejton është përkujdesur që Gjilani të ketë më shumë hapësira gjelbërimi.

Mobi Casa

Ndërkaq ministri i FSK-së Agim Çeku tha se ditën ndërkombëtare të tokës sot po e shënojmë me punë.”FSK-ja është e pranishme kudo dhe kjo simbolikë e ushtarëve tanë dëshmon se ne e duam një ambient të shëndoshë e të pastër. Është obligim yni institucional që ta ndërtojmë këtë simbolikë me punë dhe me hapësira gjelbërimi sepse sot ne po bëjmë një punë për gjeneratat tona të reja” tha Çeku.

Ndërkaq Bislim Rrustemi nga Agjencioni Pyjor i Kosovës tha për rajonipress se rreth 3000 fidanë janë marrë në Pejë për tu mbjellur në hapësirat e Malishevës . Nazmi Rapuca drejtor i bujqësisë i cili ishte i pranishëm edhe me drejtorët Riad Rashiti, Bujar Nevzati e Xhemajl Salihu tha se kjo drejtori i ka kushtuar kujdes të posaçëm hapësirave gjelbëruese.

Bajram Isufi nga kompania Eco-higjiena i cili që nga orët e mëngjesit ishte në teren tha se të marrësh pjesë në shënimin e ditës ndërkombëtare të tokës është kënaqësi.”Ne do të përkujdesemi që Gjilani të duket si një qytet evropian dhe sot së bashku me tërë stafin tim jemi në teren dhe jemi kudo. Kemi obligim që gjeneratave tona tua lëmë një ambient të pastër e kreativ për syrin” tha Isufi./rajonipress/