FIDANISHTJA

Ç`do zjarrëvënie e qëllimshme paraqet vepër penale dhe do të hetohet nga policia

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Komiteti Komunal për Menaxhimin e Krizave ju bënë thirrje qytetarëve të mos ndezin zjarre fushore, parashihen masa ligjore për çdo person që shkakton zjarrvënie të qëllimshëm. Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili ka paralajmëruar se çdo zjarrvënie e qëllimshme paraqet vepër penale dhe do të hetohet nga policia dhe kryerësit e këtyre veprave do të sillen para organeve të drejtësisë.

Komuna e Vitisë, konkretisht kryetari Sokol Haliti edhe sot ka thirrur në takim Komitetin Komunal për Menaxhimin e Krizave shkaku i zjarreve të shumta me të cilat është ballafaquar kjo komunë gjatë këtyre ditëve në veçanti edhe gjatë natës së mbrëmshme. “Me të vërtetë gjendja është vështirësuar nga zjarret të cilat janë përhapur në territorin e komunës sonë. E dijë që të gjithë ju jeni të angazhuar maksimalisht në parandalimin e përhapjes së zjarreve në komunën tonë dhe në mbrojtjen e pasurisë dhe jetës së qytetarëve tanë. Fatkeqësisht temperaturat e larta dhe erërat e forta e kanë vështirësuar edhe më shumë gjendjen megjithatë ne do të punojmë bashkërisht që situata të jetë në kontroll dhe të parandalojmë dëme”, u shpreh Haliti.

Kurse lidhur me menaxhimin e vatrave të zjarrit në territorin e komunës së Vitisë, ka folur Komandanti i NJPZSH në Viti, Hetem Jakupi i potencoj se zjarrfikësit vitias kanë qenë të angazhuar në shuarjen e vatrave të zjarrit gjatë gjithë natës dhe atë deri në orët e hershme të mëngjesit.

Ai ka folur edhe për bashkëpunimin me të gjithë mekanizmat duke i falënderuar at për bashkëpunimin në parandalimin e përhapjes edhe më të madhe të zjarreve.

FIDANISHTJA

Ky Komitet në përbërje prej përfaqësuesve të komunës së Vitisë, Policisë, Zjarrfikëseve ju ka bërë thirrje edhe njëherë qytetarëve të mos ndezin zjarre pasi që po shkaktojnë rrezik të përgjithshëm.

E, Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili ka paralajmëruar se çdo zjarrvënie e qëllimshme paraqet vepër penale dhe do të hetohet nga policia dhe kryerësit e këtyre veprave do të sillen para organeve të drejtësisë.

Gjithashtu përfaqësuesit e këtij komiteti ju bëjnë thirrje qytetarëve të raportojnë zjarrevëniet e qëllimshme me qëllim që të mbrohet pasuria dhe jeta e qytetarëve të kësaj komune./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.