Eko Higjiena

Çdo e qeshur shëron streson, edhe ajo e rreme

/ 1 minutë lexim

E qeshura është ilaçi më i mirë, thotë një fjalë e vjetër popullore, ndërsa pas hulumtimit të kryer në Universitetin Kansas i bie që të vjetrit tonë kanë pasur të drejt. Hulumtimi ka përfshirë studentët, të cilëve u kanë dhënë detyra, të cilat nxisin ankth dhe stres.

Sigurisht, që ata të cilët kanë qeshur kanë pasur nivel shumë më të ulët të stresit se sa personat serioz, kështu që e qeshura është kategorizuar si tregues i rëndësishëm joverbal i gjendjes dhe çelësi i jetës pa stres.

Eco Higjiena

Çfarëdo e qeshure, edhe ajo e detyruar, redukton stresin dhe numrin e rrahjeve të zemrës, duke rritur disponimin, por më efikase është e qeshura e sinqertë nga zemra. Kështu që herën e ardhshme, kur jeni në kolonë ose në autobusin e mbushur me njerëz, duke pritur në rend në bankë, i cili duket i pafund, apo në vende të ngjashme, buzëqeshni në mënyrë të gëzuar, kujtoni ndonjë shaka të mirë dhe situata të këndshme dhe jetën do ta keni defenetivisht më të mirë.