Çdo ditë e kaluar e Ramush Haradinajt në Francë, është humbje për Kosovën
Gjilan – Rexhep Kadriu, dhe strukturat e AAK-së, kanë shprehur indinjatën në autoritetet franceze të cilat po mbajnë Ramush Haradinajn të ndaluar me akuza politike. Çdo ditë e kaluar e Ramush Haradinajt në Francë, është humbje për Kosovën dhe për proceset që po zhvillohen këtu.
Dega e AAK-së në Gjilan, ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë me degë e struktura të gjera në mbështetje të Ramush Haradinajt, kryetarin e AAK-së që po mbahet padrejtësisht në Francë me akuza të rreme të Serbisë.
Rexhep Kadriu, kryetar i Degës së AAK-së në Gjilan, strukturave dhe simpatizantëve të AAK-së u ka thënë se “kthimi i Ramushit në Kosovë, është çështje para se gjithash politike të ngritura nga intrigat dhe montimet jo vetëm të Serbisë”.
Kadriu, ka vlerësuar se zhvillimet në vend janë shumë të rënda dhe mungesa e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, në këto zhvillime le një boshllëk të madh dhe të pa zëvendësueshëm. “Vendi ynë është në përthyrje të proceseve të mëdha, të projekteve të mëdha siç janë Asociacioni i Komunave Serbe të Kosovës apo thënë ndryshe Zajednica, sikur dhe procesi i ratifikimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, këto procese kërkojnë koncenzus kombëtar dhe ky koncenzus pa Ramush Haradinajn, është i pa mundur”, ka thënë Rexhep Kadriu.
Rexhep Kadriu, dhe strukturat e AAK-së, kanë shprehur indinjatën në autoritetet franceze të cilat po mbajnë Ramush Haradinajn të ndaluar me akuza politike. Çdo ditë e kaluar e Ramush Haradinajt në Francë, është humbje për Kosovën dhe për proceset që po zhvillohen këtu. Strukturat e AAK-së nuk do të rrinë duarkryq, por do të kundërshtojmë me te gjitha format demokratike demet që po i bëhen Kosovë, kanë thënë në mes të tjerash, strukturat e AAK-së në Gjilan./rajonipress/


