FITORJA

CDI e interesuar të vazhdojë me projekte në Viti

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Përfaqësues të organizatës CDI kanë vizituar sot Komunën e Vitisë me këtë rast ata janë takuar me Kryetarin e kësaj Komune Sokol Haliti ku kanë bashkëbiseduar lidhur me projektet të cilët janë bashkëfinancuar në fushën e ujësjellësit.

Sokol Haliti ka thënë se ai është i gatshëm të bashkëpunoj me organizatën CDI, por kërkoj që të rishikohen projektet e mëparshme në fushën e ujësjellësit. “Jam i gatshëm të bashkëpunoj me ju dhe atë në çdo kohë, por përveç projekteve të reja të cilat i keni në fushën e ujësjellësit në viset rurale ju lus të rishikoni mundësitë e funksionalizimit të ujësjellësve në fshatrat si Skifteraj dhe Beguncë, ku qytetarët edhe pse kanë sistemin e ujësjellësit nuk kanë ujë të pijshëm“ u shpreh Haliti.

Ai gjithashtu theksoi se është duke i shikuar të gjitha mundësitë që projektet e ujësjellësit dhe kanalizimit të përfundojnë sa më parë me qëllim që më pas të mund të fokusohet në fushën e zhvillimit ekonomik të komunës, por vuri re se mundësitë buxhetore janë më të vogla sesa mundësitë, prandaj sipas tij nevojitet ndihma e donatorëve.

Ndërsa Drejtori i organizatës CDI, Astrit Vokshi tha se kjo organizatë së shpejti do të përfundon projektet e ujësjellësit në fshatrat e Komunës së Vitisë, por theksoi se së pari duhet të përfundojnë disa çështje financiare dhe teknike.

Eco Higjiena

Ai tha se kjo organizatë akoma nuk ka bërë përzgjedhjen e komunave me të cilën do të punon gjatë viteve në vijim.”Kur do të përfundojnë punët në sistemin e ujësjellësit në fshatrat e Vitisë ato do të merren nën menaxhimin e kompanive regjionale, por ne jemi duke shikuar mundësitë që në ato fshatra ku ka përfunduar sistemi i ujësjellësit dhe nuk ka ujë të pijshëm për shkaqe të ndryshme të rishikohen dhe të bëhet rehabilitimi i tyre” u shpreh Vokshi.

Kryetari Haliti ndër të tjerash theksoi se nga një analizë e mëparshme del se sistemi aktual i ujësjellësit në Viti ka humbje të ujit për shkak të gypave të vjetruara, por vuri në pah se nevojitet një donator që të largohen gypat e vjetër të cilët janë nga asbest betoni, material ky që është cilësuar si kancerogjen.

Në këtë takim është folur edhe lidhur me mundësinë e bashkëpunimit të komunës së Vitisë dhe kësaj organizate në të ardhmen, ndërsa përveç Drejtorit të CDI-së Astrit Vokshi kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të tjerë të kësaj organizate si Agon Haxhikadria dhe Lavdim Osmanaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.