UBT

CDF-ja ofron grante për bizneset e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Parashihet financimi i makinerisë, mjeteve të punës për zhvillim dhe zgjerim të bizneseve prodhuese dhe gjenerimin e vendeve të punës. Numri i bizneseve të cilat do të mund të përfitojnë grante është 15, ndërsa shuma më e madhe që mund të përfitojë një biznes është 10 mijë euro tha Riad Rashiti.

Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Riad Rashiti ka biseduar të hënën, gjatë një takimi në Gjilan, me përfaqësuesit e CDF (Community Development Fund), Vjollca Kelmendin dhe Selami Maliqin lidhur me implementimin e projektit të financuar nga Banka Botërore.

Një ndër qëllimet kryesore të këtij projekti është zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës përmes përkrahjes së ndërmarrjeve të vogla. Në këtë drejtim, CDF do të ofrojë mundësinë për ndërmarrësit e rinj dhe ata ekzistues që zhvillojnë bizneset e tyre në Gjilan, që të aplikojnë për grante për zhvillimin e bizneseve prodhuese, ka thënë Rashiti.

Parashihet financimi i makinerisë, mjeteve të punës për zhvillim dhe zgjerim të bizneseve prodhuese dhe gjenerimin e vendeve të punës. Numri i bizneseve të cilat do të mund të përfitojnë grante është 15, ndërsa shuma më e madhe që mund të përfitojë një biznes është 10 mijë euro tha Riad Rashiti.

RCCOLA

Shuma e grantit që aprovohet nga CDF do të varet nga nevoja për investim, të cilin e paraqet biznesi. Grantet shfrytëzohen për blerjen e pajisjeve dhe nuk jepen në formën e parave të gatshme.

Është e rëndësishme se përparësi për të përfituar nga ky projekt do të kenë femrat ndërmarrëse, deri në 30 për qind të numrit dhe vlerës së granteve. Nuk mund të aplikojnë bizneset që kanë mbi 20 të punësuar në ndërmarrjet e tyre.

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik përmes Qendrës për Biznes do të jetë në shërbim të bizneseve të cilat do të aplikojnë në këtë projekt për grante, duke iu ofruar informata, këshilla dhe ndihmesë teknike për të përgatitur aplikacionet, në mënyrë që të përfitojë një numër sa më i madh i bizneseve prodhuese të komunës së Gjilanit, ka thënë Rashiti.

Duke njoftuar se shpallja pritet të publikohet në fund të këtij muaji nga CDF-ja, ai i ka ftuar të gjitha bizneset e interesuara që të aplikojnë për grante./rajonipress/