UBT

CDF dhe KFOS ndihmojnë zyrën komunale për integrime evropiane në Kllokot

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kllokot- Para dy viteve edhe në komunën e re të Kllokotit e formuar me planin e Ahtisarit për qeverisjen lokale në Kosovë në komunën e Kllokotit ka filluar punën dhe është funksionalizuar edhe zyra komunale për Integrime evropiane. Që nga themelimi i kësaj zyre ajo ka qenë shumë aktive në detyrat që presin nga komunat e Kosovës për të plotësuar kushtet dhe kriteret që dalin nga MSA thotë Skender Hoda zyrtar komunal në Kllokot.

Lidhur me punën e kësaj zyre për rajonipres, Skender Hodën zyrtar komunal tha se që nga themelimi i kësaj zyre ajo ka qenë shumë aktive në detyrat që presin nga komunat e Kosovës për të plotësuar kushtet dhe kriteret që dalin nga MSA.

Hoda veçon ndihmën e madhe që është duke ofruar Zyra e hapur nga CDF-ja dhe KFOS-i në këtë komunë e që udhëhiqet nga Flamur Zeqiri. “Nga viti 2013, komuna e Kllokot-Verbovcit është duke u mbështetur nga projekti i CDF-së që vepron në kuadër të Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur dhe Programit për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe i cili financohet nga Ambasada e Mbretërisë se Norvegjisë në Kosovë. Projekti për Zhvillim të Kapaciteteve është ndër ndihmat specifike që lidhen drejtpërdrejtë me aftësimin e kuadrove profesionale në Komunë, ku Flamur Zeqiri tashmë është këshilltar, ekspert në kuadër të këtij programi”shprehet Skender Hoda.

“Ne si Zyre për integrime evropiane në komunën e Kllokot-Verbovcit kemi mbështetje të madhe profesionale nga këshilltari/ eksperti i CDF-së, në rritjen e performancës së punës në këtë zyre”.

Uji Dea

Sipas zyrtarit për Integrime Evropiane zotit Hoda, këshilltari Zeqiri në kuadër të procesit të punës, brenda orarit të punës ka ofruar ekspertizën e tij, me qellim të rritjes së njohurive dhe aftësive për punë cilësore.”Me këshillimet dhe përvojën profesionale të zotit Zeqiri kemi arritur që të përgatisim Planin e Veprimit Vjetor të Zyrës Për Integrime Evropiane, kemi ngritur gjuhen e komunikimit zyrtar me të gjitha strukturat përgjegjëse komunale duke filluar me kryetarin e komunës, kryetarin e kuvendit dhe zyrave tjera profesionale në fushën për integrime evropiane.”thotë Hoda.

Sipasj tij është bërë një kuptueshmëri dhe njohje më e detajuar e funksionit, detyrave dhe përgjegjësive te zyrës për Integrime Evropiane komunale, është zbërthyer Plani i Veprimit të Marrëveshjes se Stabilizim Asociimit për Vitin 2014, duke u përpunuar në mënyrë të plotë, detyrimet komunale në përmbushjen e obligimeve dhe kritereve ( politike, ekonomike dhe detyrimeve sipas obligimeve nga MSA) etj.

Me ndihmën e këshilltarit, është rritur aftësia e mbështetjes së punës në rregulla, aftësia për të ndërmarr veprime të bashkërenduara me strukturat përgjegjëse komunale, dhe rrjedhimisht janë rritur aftësitë e sfidimit në punë të cilat do të ndikojnë ne ngritjen e efikasitetit dhe cilësinë në procesin e punës ka njoftuar për rajonipress Aziz Zuka./rajonipress/