UBT

Catanai transferon Çanin

/ 1 minutë lexim

Futbolli italian është bërë ‘çerdhe’ për futbollistët shqiptarë. Pas Bogdanit, Canës, Behramit, Xhemajlit, Ujkanit, Hetemajt, Bashës, Mehmetit, Kabashit etj, elitës së futbollit italian i është shtuar edhe një futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për Edgar Çanin, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Catanian.

Përfaqësuesi shqiptar, i cili ishte lojtar i lirë pasi kohë më parë e kishte shkëputur kontratën me ekipin polak Polonia Varsava, është prezantuar të martën zyrtarisht në ekipin sicilian, duke e zgjedhur numrin 32 në fanellë.

I lindur në Tiranë më 22 korrik të vitit 1989, Çani junior së bashku me familje kishte udhëtuar drejt Italisë që kur ishte vetëm 11 muajsh.

Uji Dea

Qendër sulmuesi i fuqishëm, i gjatë 192 centimetra, kishte luajtur edhe më parë në Serie A. Ai kishte debutuar në këtë ligë më 27 prill 2008 në ndeshjen Palermo-Atalanta.

Më pas, ai ishte huazuar nga klubi sicilian në disa ekipe nga Serie B si Ascoli, Padova, Piacenza e Modena, për t’u transferuar në Poloni. Pas një viti e gjysmë në kampionatin polak, ai u rikthye në Itali, ku ëndërronte gjithmonë të luante.