Eko Higjiena

Catalano dhe Albajrak vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Komandanti i Forcave te jug -lindjes Kolonel Antonello CATALANO i shoqëruar nga komandanti i LMT kapiteni Burhan Albajrak dhe një pjesë e kabinetit të tij, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, në të cilin u prit nga kryetari Këshillit z. Naim Aliu.

Kryetari Aliu e njohu kolonelin me punën dhe të arriturat e KBI-së, së Gjilanit. Ai gjithashtu falënderoi edhe komandantin e LMT kapitenin Burhan Albajrak për vizitën dhe kontaktet e vazhdueshme që kanë me KBI në Gjilan. Ai ndër tjerash e njoftoi për aktivitetet e KBI- së derisa pjesë shumë me rëndësi është bashkëjetesa ndërfetare të cilën e kultivojmë në vazhdimësi.

Mobi Casa

Koloneli CATALANO e falënderoi kryetarin Aliu për pritjen, si dhe premtoi përkrahje për këtë Këshill, në mënyrë që ata t’i realizojnë projektet e tyre të synuara e në veçanti ato të cilat kanë të bëjnë me sigurinë dhe në ruajtjen e bashkëjetesës ndërfetare e cila në Kosovë është shembulli më i mirë në rajon dhe më gjerë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.